Meta: Raporti i OSBE-së për zgjedhjet, më i miri
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta theksoi sot se raporti i OSBE/ODIHR është më i mirë i bërë ndonjëherë për Shqipërinë. “Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit është raporti më pozitiv i bërë deri më sot për zgjedhjet në vendin tonë duke shënuar në këtë mënyrë edhe mbylljen e kapitullit problematik dhe kontestues të zgjedhjeve në vend. Ky është një raport realist dhe shumë konstruktiv dhe me këtë rast unë do të përshëndesja të gjitha organizatat që bashkërënduan monitorimin e këtyre zgjedhjeve dhe jam i bindur se të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet do të përbëjnë edhe bazën e reformës së ardhshme elektorale në vend”, tha Meta gjatë një konference për shtyp. Kreu i LSI-së u bëri thirrje të gjithë forcave politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë të jenë zgjedhjet e standarteve më të larta njësoj si të vendeve demokratike të BE-së. I pyetur nëse këto zgjedhje do të lehtësojnë proçesin e liberalizimt të vizave, ai tha se, “ ky është një raport i cili nuk ka asnjë ndryshim në thelbin e tij nga raportet më pozitive për vendet e tjera të rajonit tonë që janë në një status më të avancuar se Shqipëria".
...