E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovenia thirrje BE-së për të liberalizuar vizat me Shqipërinë

Shefi i diplomacisë sllovene Samuel Zhbogar u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të ndihmojnë Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën për liberalizimin e vizave. Zhbogar ka theksuar se Brukseli duhet ta ndihmojë Shqipërinë dhe Bosnjën në menyrë që deri në raportin e tetorit edhe ato të regjistrojnë progrese në këtë drejtim. Ministri slloven tha se vendimi i unionit, për të hequr vizat për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ka ndihkuar negativisht në Bosnjë. Mbrëmë në Bruksel, shefi i diplomacisë sllovene tha se dhënia e regjimit pa viza këtyre vendeve, duke marrë parasysh faktin se së shpejti do ta marrin Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, do të ishte me rëndësi për stabilitetin e tyre dhe rajonit në tërësi. 'Një regjim pa viza për Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh faktin se së shpejti këtë regjim do ta kenë Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, do të ishte me rëndësi për stabilitetin e tyre dhe rajonit në tërësi', deklaroi Zhbogar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›