Universiteti i ri, cenon ligjin e arsimit të lartë
Autori i Lajmit: red.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës është diskutuar mundësia e krijimit të një universiteti të ri, në përbërje të të cilit pritet të jenë Fakulteti i Mjekësisë dhe i Shkencave të Natyrës. Një nga senatorët e UT-së, si dhe ish-rektori i këtij universiteti, Shezai Rrokaj, thotë se për krijimin e një universiteti të ri duhet të plotësohen standarde. Sipas Rrokajt, krijimi i një universiteti të tillë nuk është i domosdoshëm, e mbi të gjitha cenon dhe ligjin e arsimit të lartë, pasi nuk është marrë mendimi i grupeve të interesit. "Që një fakultet të shndërrohet në një universitet, duhet të respektojë standardet e një universiteti, që do të thotë se duhet të ketë jo më pak se dy fakultete, duhet të ketë jo më pak se dy departamente për çdo fakultet, duhet të ketë jo më pak se 50 për qind të stafit brenda një departamenti të kualifikuar e kështu me radhë", - tha Shezai Rrokaj, senator i UT-së. Por Rrokaj argumenton se një shkëputje e fakulteteve nga UT, do të sillte dhe një cenim të simbolit që ka Universiteti i Tiranës. "Unë si senator i këtij universiteti po ju them se po na hiqet një pjesë e rëndësishme e këtij unviersiteti që i jep dinjitet UT-së dhe pa pyetur dhe pa marrë një mendim të qarqeve akademike. Unë nuk di me çfarë do të përfaqësohet Shqipëria si një universitet simbol pas kësaj që do të ndodhë", vijoi më tej Rrokaj. Vetëm disa muaj më parë Kryeministri Berisha, gjatë një vizite në Fakultetin e Mjekësisë, premtoi se do të lejonte kthimin e tij në një universitet.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009