E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat e vjedhura, zbulohet parkingu

Autori i Lajmit: red.
Një parking me makina të vjedhura është zbuluar dje nga Policia e Tiranës, ndërsa pronari i tij është vënë në pranga. Antitrafiqet e policisë së Tiranës sekuestrojnë 5 automjete të cilat dyshohet se janë vjedhur jashtë shtetit, ndërsa çojnë në qeli pronarin e tyre. Burime nga policia bëjnë të ditur se dje është vënë në pranga 42-vjeçarit Perjet Abazi pasi në ambientet e parkingut të tij që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, në fshatin Yrshek, u gjetën dhe u bllokuan pesë automjete të dyshuara të vjedhura dhe të trafikuara nga shtete të tjera për në drejtim të Shqipërisë.
Sipas burimeve mësohet se policia kishtë siguruar informacione në rrugë operative për automjetet e vjedhura ndaj dhe agjentët e antitrafiqeve nisën menjëherë hetimet. Sipas të njëjta burimeve në parkingun, pronë e Abazit u gjet automjeti Foristradë, tip- BMË X5, me targë TR 5251 I, automjeti furgon, tip-Benz Sprinter, pa targa, automjeti tip-Benz 320, me targë SRU 731, automjeti Foristradë, tip-Nisan Petrol, me targë TR 7240 G dhe automjeti tip-Benz ML, me targë DF 646 EL. Ndërkohë, nga specialistët e antitrafiqeve po vazhdon puna hetimore mbi verifikimin e plotë të këtyre automjeteve, origjinën e tyre si dhe dokumentacionin përkatës.

Makinat e sekuestruara
Automjeti Foristradë, tip “BMV X5”, me targë TR 5251 I.
Automjeti furgon, tip “Benz Sprinter”, pa targa.
Automjeti tip “Benz 320”, me targë SRU 731.
Automjeti Foristradë, tip “Nisan Petrol”, me targë TR 7240 G.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›