Prokuroria kërkon dënimin e Krenar Ahmetit
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e ish-shefit të qarkullimit Krenar Ahmeti. Dje në Gjykatën e Tiranës është dëgjuar pretenca e prokurorit, i cili ka kërkuar dënimin e Ahmetit me 500 mijë lekë gjobë dhe të dy të akuzuarve të tjerë, Blenard Vathi dhe Alfons Gjoni, me nga 200 mijë lekë gjobë. Prokurori i çështjes ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-kryepolicit për veprime arbitrare. Sipas prokurorit, në këtë proces janë paraqitur prova të forta për të vërtetuar veprimet e jashtëligjshme të konsumuara nga Krenar Ahmeti. Sipas hetimeve, ai është kapur me shkelje si në rastin e konfliktit me dy juristët ashtu edhe me qytetarin nga Durrësi, Hasan Neza. Sipas prokurorit, në rastin e shtetasit Neza, Ahmeti ka bërë shoqërim privatisht. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, ai akuzohet për veprën penale të "kryerjes së veprimeve arbitrare" dy herë. Prokurori i çështjes, gjatë paraqitjes së konkluzioneve në seancën e djeshme, sqaron se i pandehuri ka ndaluar në mënyrë të padrejtë dhe ka shoqëruar prokuroren Elisabeta Imeraj( Bajri) si dhe një qytetar nga Durrësi, Hekuran Neza.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009