E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekursi për Bashën, avokati kërkon pushimin e kërkesës

Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dosja “Durrës-Kukës”

Gjykata e Lartë ka shqyrtuar dje kërkesën e prokurorisë për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apleit për pavlefshëmirën e akteve hetimore dhe komunikimit të akuzave Lulzim Bashës. Në seancën e djeshme janë dëgjuar të dyja pretendimet e palëve dhe më pas Kolegji Penal ka vendosur të shtyjë seancën për të dhënë vendimin sot në orën 15:00. Ministri i Jashtëm Lulzim Basha edhe këtë herë ka qenë i përfaqësuar nga avokati Zef Nikaj, i cili ka kërkuar pushimin e këtij procesi gjyqësor pasi kjo gjykatë është shprehur vetëm pak ditë më parë për pushimin e çështjes nga themeli. Sipas Nikajt Kolegji Penal duhet të pushojë rekursin e Prokurorisë pasi sipas tij kanë qenë dy kolegje penale të cilët kanë dhënë dy vendime për pushimin e çështjes dhe shpalljen si të pavlefshme të akteve hetimore të përpiluara pas datës 6 nëntor si dhe për kërkesën për gjykim. Në kërkesën e tij avokati i Bashës ka kërkuar marrjen parasysh të dy vendimeve të mëparshme si atë të Gjykatës së Shkallës së Parë ashtu edhe atë të Apelit, të cilat kanë qenë në favor të kreut të Diplomacisë shqiptare.
Pretendimi i prokurorisë
Ndryshe nga ç parashtroi avokati i Lulzim Bashës, përfaqësuesi i Prokurorisë ka kërkuar rrëzimin e të dy vendimeve të shkallëve më të ulëta. Pasi sipas tij Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit nuk janë kompetente për të shqyrtuar kërkesën e Bashës, pasi ai është deputet i Kuvendit të Shqipërisë ndaj dhe kërkesat e tij në statusin që ai ka, mund t i shqyrtojë vetëm Gjykata e Lartë. Gjithashtu prokurori i çështjes ka kërkuar shpalljen si plotësisht të pavlefshëm të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari sepse në bazë të nenit 278/2 të Kodit të Procedurës Penale këtë çështje mund ta shqyrtonte vetëm gjyqtari Sokol Tona i cili shqyrtoj kërkesën e parë të bërë nga të pandehurit e dosjes “Durrës-Kukës”. Sipas prokurorit, arsyetimi i gjyqtares Hajdari për mosekzistencë të parashikimit në ligj për këtë fakt, është alogjik. Gjithashtu në kërkesën e tij përfaqësuesi i organit të akuzës nuk ka lënë pa argumentuar edhe vendimin e Gjykatës së Lartë për pushimin e gjykimit të Lulzim Bashës për shkak të pavlefshmërisë së kërkesës për gjykim. Prokurori arsyetojë se gjykata kishte mundësinë që ta rikthente Lulzim Bashën sërish në Prokurori për tu njohur me akuzën dhe jo të shpallte si të pavlefshme të gjitha hetimet.
Vendimi
Vendimi për kërkesën e prokurorisë pritet që të jepet sot në orën 15:00. Ky do të jetë vendimi i tretë që Gjykata e Lartë do të japë në lidhje me hetimet për abuzimet me rrugën “Durrës-Kukës”. Nëse edhe ky vendim do të jetë në disfavor të prokurorisë atëherë çështja “Durrës-Kukës” do të quhej përfundimisht e mbyllur. Por në rast të kundër, nëse gjykata do të rrëzojë vendimet e dy gjykatave më të ulëta, atëherë do t i jepte mundësinë organit të akuzës për rishqyrtimin e vendimeve të tjera. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë është shprehur për këtë çështje, duke i rrëzuar hetimet e Prokurorisë. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Sokol Tona. Por në këtë proces po shqyrtohet vendimi i dhënë nga Fatmira Hajdari. Gjyqtarja Hajdari cilësoi si të pavlefshme të gjitha veprimet e organit qendror të akuzës, të kryera pas datës 6 nëntor 2006, kohë në të cilën Gjykata e Tiranës kishte urdhëruar ndërprerjen e hetimeve për abuzimet me fondet e Rrëshen-Kalimash. Më pas edhe Gjykata e Apelit e “zhveshi” nga akuzat ish-kreun e dikasterit të Transporteve.

Pushimi i gjykimit për Bashën
Kolegji Penal i kryesuar nga relatori Spiro Spiro, vendosi që mos të pranojë kërkesën e prokurorisë për gjykimin e ish-ministrit të Transporteve aktualisht minitrit të Jashtëm Lulzim Basha, pasi sipas gjykatës prokuroria ka krkeyer veprimet hetimore dhe procedurale pas vendimit të gjykatës për pushimin e çëhstjes. Sipas argumentimit të këtij Kolegji, kërkesa për gjykim është shqyrtuar pas datës 6 nëntorë dhe për këtë arsye kjo kërkesë është e jashtligjshme. Gjithashtu prokuroria ka dërguar do]sjen për gjykim ende pa u siguruar që të pandehurit janë njohur me aktet hetimore dhe akuzën e ngritur ndaj tyre.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›