Vëllai i policit të rënë në “grack”, tregonë minutat e tmerrit
Autori i Lajmit: red.
Procesi gjyqësor për të akuzuarit si autor të masakrës së Qaf gjashtës ka njohur dje edhe një tjetër dëshmi. Genc Blushi, vëllai i myzafer Blushit një prej policëve të pranishëm gjatë kësaj masakre ka pohuar momentet e përplasjes mes të pandehurve dhe efektivëve të policisë. Sipas dëshmitarit atë ditë ishte nisur sëbashku me xhaxhain e tij për në Gjirokastër për të marrë një kushëririn e tij që ishte në shkollë. Rrugës, kur kishin shkuar në qafën e Llogarasë kishin takuar Myzaferin i cili po shkonte me disa shokët e tij përt në Sarand. Më pas e kishin bërë rrugën bashk deri në Sarand. “Aty mësuam se rruga ishte e zënë në Qaf Muzinë, ku protesytuesit kishin vendosur një tank në mes të rrugës, ndaj dhe menduam të ktheheshim sërish për në Vlorë”-ka vazhduar të pohojë dëshmitari. “Kur u kthyem ishim të dyja makinat njëra pas tjetrës, në Sarand makinën e vëllait tim e ndaluan disa persona me armë, por personi që rrinte në sedilen e pasme i mori armën dhe e futi në makinë. Më pas vazhduam sërish rrugën për tu kthyer në Vlorë, por në Qaf Gjashtë pamë njerëz që kishin bllokuar rrugën dhe qëllonin në ajër me armë”-ka vazhduar të tregojë më tej dëshmitari. “Për ti shpëtuar ndonjë sulmi të mundshëm braktisëm makinën në mes të rrugës për të vazhduar rrugën në këmbë, dhe pas pashë që kishte breshëri armësh u futa në një kanal me shkurre ku pashë që ishte edhe vëllai im. Më pas vazhdova rrugën në këmbë për të ikur deri në Vlorë”-ka vazhduar më tej dëshmitari. Dëshmia e tij është pritur me replika të ashpra nga prokurori pasi sipas këtij të fundit dëshmitari nuk kishte treguar gjithaçka që dinte poasi në deklarimet e tij gjatë marrjes në pyetje në prokurori ai kishte deklaruar që protestuesit ishin me armë por që në dëshminë e djeshme ai disa herë tentoi ta mbante të fshehtë.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009