Klop, trajneri i ri i Borusias
Borusia e Dortmundit emëroi Jurgen Klop si zëvendësues të Tomas Doll, që dha dorëheqjen. Klop ka kaluar 18 vjet si lojtar dhe trajner në radhët e Maincit në Bundesligën II, por u largua nga ajo detyrë sapo u mbyll edicioni i kaluar, pasi nuk arriti t‘i siguronte klubit ngjitjen në elitën e futbollit gjerman. 40-vjeçari ka firmosur kontratë 2-vjeçare (deri në qershor 2010), me fituesit e Ligës së Kampioneve në vitin 1997. Në sezonin e ri, Borusia luan në Kupën UEFA, si finaliste e Kupës së Gjermanisë.