Ksabi Alonso: Nuk do të largohem
Mesfushori i Liverpulit, Ksabi Alonso, ka hedhur poshtë zërat për një largim të tij gjatë merkatos verore. "Nuk ka asgjë të re, ka gjithmonë spekulime rreth meje. Unë e di shumë mirë si është situata. Nëse klubi do të dëshironte të më shiste, unë do ta mësoja një gjë të tillë. Nëse klubi do të dëshironte të më shiste për të blerë lojtarë të tjerë, do ta kuptoja dhe do të pranoja. Por deri tani, askush nuk ka folur me mua ndaj mendoj se e ardhmja ime është te Liverpuli", tha mesfushori spanjoll.