Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojne
Albana Isufi
Ndersa ne Shkup inaugurohej presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, ne Prishtine,
Presidenti Fatmir Sejdiu konfirmoi se Shkupi zyrtar nuk i kishte derguar ftese per te marre pjese ne kete ceremoni. Presidenti Sejdiu eshte shume i sigurt se nuk ka marre ftese nga qeveria maqedonase. "Jo, jo, jo. Une nuk kam kurrfare ftese", ka thene Sejdiu, duke sqaruar edhe nje here konfuzionin e krijuar ne lidhje me arritjen e kesaj ftese. Mediat vendore edhe sot kane njoftuar se presidentit i eshte derguar ftesa, por ai eshte lutur qe te mos marre pjese, per shkak te pranise se presidentit serb, Boris Tadic, ne ceremoni. Ka ndodhur qe ne forume apo konferenca te ndryshme, te organizuara ne rajon apo bote, zyrtaret e shtetit serb t'i leshojne takimet ne shenje proteste ndaj pranise se zyrtareve shteterore te Republikes se Kosoves. Mediat vendore njoftojne qe per t'i ikur nje incidenti te tille, Shkupi zyrtar fillimisht nuk ka derguar ftese, ndersa me vone e ka bere kete, por ne kanale jozyrtare ka lutur Sejdiun qe te mos marre pjese. Te gjitha keto pohime hidhen poshte nga kabineti i Sejdiut, zyrtare te te cilit mjaftohen me shpjegimin se presidenti nuk ka marre fare ftese. Sidoqofte, presidenti Sejdiu kete qendrim te Shkupit nuk e sheh si shkas, qe do te mund te ndikoje ne prishjen e raporteve Kosove-Maqedoni. "Kur te jene rrethanat e pershtatshme, une absolutisht do te kem deshire qe edhe presidenti i Maqedonise te jete ne Kosove, edhe une te jem ne Maqedoni. Prandaj, ne do te jemi ne kontakte te vazhdueshme si dy vende. Republika e Kosoves do te nxitoje kualitetshem te ece ne hapat e vet dhe per ne eshte me rendesi qe te bejme hapa pozitive brenda vendit, por edhe ne raporte nderkombetare", u shpreh Sejdiu. I ketij mendimi nuk eshte nje nga perfaqesuesit e opozites. Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar te AAK-se, thekson se nese Maqedonia nuk i ka derguar ftese presidentit Sejdiu, ajo ka fyer Kosoven.
Ai thote se Prishtina zyrtare nuk duhet lejuar kete dhe kritikon institucionet per inferioritetin e treguar karshi ketij vendi fqinj. "Shkupi zyrtar vepron keshtu karshi Kosoves, sepse Kosova nuk e ka asetuar poziten e vet qarte. Perkunder faktit qe edhe Shqiperia, edhe Kosova, pra faktori shqiptar ne Ballkan eshte faktor qe ka ndikuar esencialisht ne vete ekzistencen e Maqedonise, faktit qe i vetmi ne rajon e njeh Maqedonine ne teresine e saj si politike, si etnike, ne cilindo variant tjeter, prapeseprape Shkupi zyrtar gjen luksin te sillet ne kete menyre me ne", shprehet Gjini. Nderkohe, kabineti i presidentit ka mohuar edhe deklaratat se zoti Sejdiu eshte ftuar per nje vizite zyrtare ne Maqedoni me 21 ose 22 maj. Ne rast se kjo vizite do te zhvillohej, Sejdiu do te behej burreshtetasi i pare i huaj qe realizon takim zyrtar me presidentin e sapozgjedhur maqedonas, Gjorgje Ivanov.