Vrasësi i Robert Kennedyt mbetet në burg

Kërkesa për mëshirë e vrasësit të Robert Kennedyt, Sirhan Sirhan, është refuzuar, pasi që një organ competent erdhi në përfundim se ai nuk është penduar dhe nuk e ka kuptuar seriozitetin e krimit, të cilin e ka kryer para katër dekadave.
Sirhan Sirhan 66 vjet, fillimisht ishte dënuar me vdekje, për vrasjen e kryen në hoteli Ambasador në Los Angelos, më 4 korrik të vitit 1968, ku Kennedy paraprakisht kishte kumtuar se kishte fituar në garën e partisë demokratike në Kaliforni.
Sirhan atëbotë kishte vrarë edhe pesë persona tjerë në kuzhinën e hotelit.
Familja Kennedy, e cila pesë vite më parë kishte humbur edhe anëtarin tjetër të familjes, presidentin e SHBA-së, John F.Kennedy, kishte kundërshtuar ekzekutimin e Sirhanit, duke theksuar se ishte ngopur me vrasje.
Në vitin 1972, Sirhanit dënimi ju zbut në burg të përjetshëm. Që nga ajo kohë, ai ka bërë 12 kërkesa për mëshirë.
Sirhan është palestinez i krishterë, i lindur në Jerusalem.
Sirhan ka theksuar se nuk i kujtohet se ka vrarë ndokënd, ndërsa avokati i tij ka theksuar se në momentin e krimit, ai ka qenë nën hipnozë.