Urbanët, asnjë investim pas rritjes së tarifave
Asnjë investim i ri nuk pritet të realizohet në shërbimin urban në kryeqytet. Kjo, edhe pasi bileta të fillojë të paguhet me 30 lekë të reja javën që vjen. Madje, përmirësime nuk do të ketë, edhe pse vlera e shitjes së të gjitha llojeve të aboneve ka filluar të aplikohet me çmimin e ri, prej 50 për qind më shumë se më parë. Është ky versioni që mbështesin vetë drejtuesit e Shoqatës së Transportit Urban të Tiranës, të cilët pak kohë më parë kërcënuan për ndërprerje të punës, në rast se qeveria nuk do të pranonte shtimin e tarifave. "Me rritjen e çmimit të biletës do të përballojmë kostot e larta të karburantit, ato të shërbimit për mirëmbajtjen e automjeteve, si dhe pagesat e punonjësve tanë". Me këtë deklaratë, përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Urban kanë larë duart, por njëkohësisht kanë zhveshur edhe shpresat e qytetarëve të shumtë të kryeqytetit, që nuk kanë mundësi tjetër transporti, përveçse atë të linjave urbane.
Nga ana tjetër, vetë udhëtarët shprehen krejt të pakënaqur me shërbimin aktual që ofrojnë këto kompani private të linjave urbane. Sipas qytetarëve, standardet e shërbimit lënë shumë për të dëshiruar, e sidomos në disa linja të veçanta, ku autobusët janë të vjetër, sediljet të prishura dhe bazamenti i çarë vende-vende. Për të mos përmendur kushtet e higjienës, që mbeten shumë larg komoditetit të një udhëtimi qytetar. Por, kjo e fundit, në jo pak raste, edhe si pasojë e edukatës qytetare të munguar. "Si do t‘ia bëjmë me vapën e madhe, ku nuk durohet era dhe të merret fryma", ngre pyetjen Shpresa, një mesogrua që udhëton të paktën katër herë në ditë me urban. Ajo kujton kohën e mungesës së aboneve dhe ankohet se "vërtet privatët duan të fitojnë, por edhe të ofrojnë një shërbim korrekt për udhëtarët". Ndërsa një e moshuar, që frekuenton më shpesh linjën Kombinat-Kinostudio, tregon për një rast kur për pak i ka mbetur këmba në një të çarë të bazamentit të urbanit. "Që atëherë përpiqem të bëj kujdes, se nuk i dihet. Këtu mund të ngelesh edhe sakat", shton më tej ajo.
E ndërsa udhëtarët detyrohen që të durojnë erën e rëndë dhe afshin e nxehtë që ngrihet ditëve të vapës, e sidomos gjatë orëve të mesditës, sistemi i ajrimit dhe ai i kondicionimit nuk funksionon në asnjërin prej automjeteve të 11 linjave urbane që mbulojnë rrugëtimin në hapësirën kryeqytetase.
"Shërbimi i ajrimit dhe kondicionimi i temperaturës së ajrit brenda mjetit në stinë të ftohta, apo të nxehta është jashtë funksionit. Në dimër, e vetmja mundësi ngrohjeje është temperatura e prodhuar nga vetë trupat e pasagjerëve. Ndërsa në verën e nxehtë, sidomos në orën kur temperaturat arrijnë brenda mjetit në 35-45o Celsius, kemi të bëjmë me një situatë të rrezikshme për shëndetin e një kategorie pasagjerësh si: pensionistë, gra shtatzëna, fëmijë të vegjël dhe sidomos të gjithë ata që kanë dobësi të diagnostikuar fizike ndaj temperaturave të larta. Kjo bëhet shumë e rrezikshme, po të kemi parasysh edhe numrin e vogël të mjeteve në dispozicion përballë numrit në rritje të pasagjerëve, duke e kthyer autobusin në një mjet të pasuportueshëm për një udhëtim komod, që respekton dinjitetin e pasagjerëve". Ishte ky vetëm një prej shqetësimeve të ngritura pak kohë më parë nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ajo tentoi të lobonte, madje edhe për të mos lejuar rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve nga ana e qeverisë. Përpjekje që rezultoi e kotë.
Studimi
Konsumatori: Kushtet skandaloze
"Kemi të bëjmë me një situatë të rëndë dhe jashtë çdo standardi evropian. Cilësia e shërbimit është në gjendje jashtëzakonisht shumë të keqe". Ishte ky rezultati i bërë publik, pas një studimi të realizuar nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve lidhur me shërbimin e ofruar nga transporti urban në kryeqytet. Duke kundërshtuar rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve, ata kanë vënë në dukje edhe faktin se "gjendja fizike teknike dhe amortizimi i mjeteve të transportit është shumë i keq, ç‘ka demonstron se këto automjete janë blerë në gjendje amortizimi të lartë dhe për pasojë me çmim shumë të ulët". Ndërkohë që jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur kushtet e papërshtatshme të higjienës dhe pastërtia e sipërfaqeve, me të cilat vendosen në kontakt pasagjerët. Vetë këta të fundit, në shumë raste, ankohen për këtë qëllim, por pa mundur që të ndryshojnë ndonjë situatë, sidomos në disa nga linjat urbane, ku edhe mjetet janë më të amortizuara.