E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket nëna e dy fëmijëve, bashkëshorti kërkon ndihmë



ELBASAN - Një tjetër person është shpallur në kërkim pasi është larguar nga banesa pa treguar se ku po shkonte. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit thanë se mëngjesin e djeshëm është bërë kallëzimi për zhdukjen e shtetases Sheqere Kurti, 25 vjeçe.
Nga burimet e policisë është mësuar se shpallja në kërkim është bërë pas një denoncimi të bërë mesditën e së dielës nga bashkëshorti i saj. Sipas këtij denoncimi, 25-vjeçarja është larguar nga banesa pa njoftuar se ku po shkonte dhe nuk është kthyer që prej tri ditësh. Policia bëri të ditur se po punon intensivisht për të gjetur 25-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve.

Arrestohet 25-vjeçari, po kalonte drejt Greqisë 10 klandestinë

KORÇË - Seksioni i Luftës kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë të Korçës arrestoi një 25-vjeçar, i cili tentoi të kalonte ilegalisht në Greqi disa emigrantë klandestinë për qëllime fitimi. Burime zyrtare të kësaj policie bënë të ditur se i arrestuari është shtetasi Vladimir Sefolli, banor i fshatit Çermë të Lushnjës. Ai është kapur në flagrancë ndërsa shoqëronte 10 të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit për t'i kaluar ilegalisht në Greqi. Njerëzit që kërkonin të emigronin për në Greqi vinin nga Dibra, Librazhdi, Skrapari e Lushnja dhe do të kalonin kufirin afër fshatit Vidohovë, në rrethin e Devollit. Nga hetimet e policisë doli se trafikuesi Sefolli kishte kërkuar si shpërblim 100-250 euro nga secili prej tyre, për t'i shoqëruar deri në tokën greke.

10 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›