Droga, Kruja: Policia dhe vendorët të bashkëpunojnë
TIRANE-Prefekti i Tiranës Keltis Kruja ka kërkuar sot që vendorët dhe policia të bashkëpunojnë në kuadër të luftës kundër drogës. I pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Qarkut të Tiranës kundër kultivimit të bimëve narkotike, e zhvilluar sot në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Prefekti Kruja shprehu rëndësinë për konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis autoriteteve lokale - Policisë dhe Komunitetit në këtë fushë. "Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike nuk është një angazhim vetëm i strukturave të policisë, por edhe i organeve të tjera, si ato të qeverisë vendore, dhe më gjerë, është një luftë që kërkon angazhimin e vetë qytetarëve në të, "tha Kruja.
Të njëjtin mendim shfaqi edhe Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj, i cili në fjalën e tij, nënvizoi rëndësinë për institucionalizimin e mardhënieve të bashkëpunimit me të gjithë aktorët e përfshirë në luftën kundër kultivimit të narkotikëve. Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj shprehu angazhimin maksimal të strukturave policore për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie si dhe vënien para ligjit të autorëve të saj. Duke folur për punën e policisë së Tiranës, Vocaj tha se, janë parashikuar masa për organizimin e operacioneve policore për parandalimin, identifikimin si dhe asgjesimin e siperfaqeve të mbjella me bimë narkotike, kapjen dhe vënjen para ligjit të autorëve të tyre. Gjatë mbledhjes së Shtabit të Qarkut të Tiranës kundër kultivimit të bimëve narkotikëve, u evidentua fakti se ky qark nuk përbën problem në këtë aspekt, ndërsa u vlerësua puna e bërë deri më tani nga policia.
Si operacione të sukseshme të policisë së Tiranës për vitin 2010, u permendën ato të muajit Shkurt, ku u bë e mundur sekuestrimi i një sasie prej 7 kg farë Canabis Sativa.
Të pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Qarkut Tiranë ishin edhe përfaqësues nga pushteti lokal.
(d.b/BalkanWeb)