Urdhri i Mjekut: “Në spitale nuk ka specialistë”
Autori i Lajmit: E.D
Problemet në sistemin shëndetësor shqiptar nisin që nga buxheti i ulët që i është akorduar Shëndetësisë. Spitalet në vendin tonë përfshirë edhe QSUT-në nuk kanë majftueshëm specialistë. Dje presidenti i Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, deklaroi se sistemi shëndetësor shqiptar, edhe pse është në rrugën e reformimit të tij, është ende në udhëkryq, dhe ka mjaft probleme, të cilat duhet të merren në konsideratë nga strukturat përkatëse. Sipas tij, ende ka probleme me buxhetin që i është lënë shëndetësisë, e nga ana tjetër shqetësues është fakti i mungesës së specialistëve. "Çalon buxheti, çalon organizimi kryesisht, çalojnë drejtuesit e aftë në sektorin e shëndetësisë, çalon kërkesa e llogarisë sipas hierarkisë, pra, janë shumë gjëra që mungojnë",- thotë Din Abazaj, president i Urdhrit të Mjekut. Abazaj i referohet Qendrës Spitalore Universtare "Nënë Tereza" në Tiranë, e cila pret me qindra pacientë çdo ditë. “Pavarësisht se flitet çdo ditë për investime, - thotë ai,- në spitalet tona pacientët denocojnë probleme nga më të ndryshmet, duke filluar që nga kushtet që ju ofrojnë ato, të cilat ende lënë për të dëshiruar. - Denoncime kemi plot, por sistemin nuk jemi ne që e rregullojmë praktikisht. Sistemi rregullohet atëherë kur qeveria ta ketë shëndetësinë prioritetin e saj të parë. Që kur shkon në spital, është i detyruar të shkojë me çarçafet e tij, nuk gjen ushqimin e duhur, ujin e ngrohtë, banjat për të cilat kanë nevojë, tualeti është kolektiv, nuk gjen qetësinë fizike", - vijon Abazaj. Kjo deklaratë e presidentit të Urdhrit të Mjekut, u bë pas një takimi për cilësinë dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore, ku i pranishëm ka qenë dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili është njohur më nga afër me këto probleme.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009