Urgjenca e Tiranës shton dy numra të rinj kontakti. Stop telefonatave fyese
Tiranë- Dy numra të rinj kontakti, është ky shërbimi më i fundit që ofron Urgjenca e Tiranës për të gjithë kryeqytetasit, në rast nevoje.
Mësohet se vendimi për të shtuar numrat e kontaktit erdhi pas konstatimit të disa mediave se numrat e urgjencës ishin shpesh të paarritshëm.
Janë ofruar përsëri edhe dy numra të tjerë të Albtelekomit. U bë kohë që nuk kanë funksionuar dhe përsëri janë rifutur në funksionim. Numrat: 22 53 364 dhe 22 53 365 i Albtelekomit. Rastet që vinë telefonata dhe nuk marrin përgjigje, drejtpërdrejt bie detyrimi karshi nesh,- deklaroi shefi i urgjencës së Tiranës, Dashamir Krasniqi.
Por, pavarësisht rasteve të denoncuara edhe në media, për të cilat ka nisur edhe një hetim administrativ, për shefin e urgjencës shqetësimi më i madh mbeten telefonatat e shumta që fyejnë apo tallin personelin mjekësor dhe vijnë kryesisht nëpërmjet numrit falas 127.
Aktualisht në urgjencën e Tiranës, janë në funksion 4 numra telefoni, ndërkohë që është instaluar së fundi edhe një aparaturë që do të zbardhë të gjitha telefonatat anonime dhe dashakeqe, të cilat më pas do i kalojnë strukturave kompetente të ligjit, pasi përbëjnë shkelje ligji.
Numrat e urgjencës ekzistues
04-22 22 235
O4-127 përmes Albtelekom
Numrat e riaktivizuar me parapagesë
04-22 53 364 i Albtelekomit
04-22 53 365
/IDEA/