E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urgjent/Gjykata Kushtetuese shfuqizon zgjedhjen e Behxhet Pacollit si President i Kosovës

28-03-2011 / Gazeta 55

Gjykata e Kosovës ka shpallur sot të pavlefshme zgjedhjen e presidentit Bexhet Pacolli. Në këtë mënyrë, ajo i ka dhënë të drejtë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila paraqiti pranë saj kërkesën për rishikimin e votimit të zgjedhjes së Pacollit në krye të shtetit të ri të Kosovës. “Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpall Kërkesën të pranueshme dhe, me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Vendimi i lëndës me numër KO 29/11 të ashtuquajtur “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, do tu dërgohet palëve me shkrim në një afat sa më të shkurtër. Mediat në Kosovë thkesojnë se në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese nuk saktësohet se a do të hyjë në procedurë të rivotimit edhe njëherë presidenti Pacolli apo duhet të zgjidhet një president i ri. Ky vendim nuk ka të bëj me Qeverinë e Kosovës e cila me 22 shkurt është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës dhe në anën tjetër kryeministri Hashim Thaçi nuk ka qenë i nominuar nga presidenti Behgjet Pacolli por nga u.d të presidentit, Jakup Krasniqi, shkruhet në gazetën Express.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›