E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shtatë hajnave podujevas

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 10:50

Në Podujevë, policia ka arrestuar pesë të dyshuar: B. Aliu 19-vjeçar, V. Aliu 22-vjeçar, B. Aliu 24-vjeçar, J. Berisha 25-vjeçar dhe N. Berisha 34-vjeçar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda, në antenat e shpërndarësve të telefonisë, ku janë vjedhur bateri dhe derivate.

Rasti i dytë i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në rrugën "Vehbi Ibrahimi" në Prishtinë, ku në një shtëpi janë vjedhur mjete pune në vlerë rreth 500 eurosh. Policia ka arrestuar të dyshuarin A. Osmani, 18-vjeçar.

Po ashtu, janë gjetur dhe konfiskuar mjetet e vjedhura. Rasti i tretë i vjedhjes ka ndodhur në ndërtesën e Komunës së Prishtinës, ku një femre 26-vjeçare i është vjedhur portofoli nga çanta e krahut, derisa ajo ishte duke pritur në radhë.

Arrestimi i të dyshimtit N. Havolli, 35-vjeçar, është mundësuar nga qytetarët të cilët fillimisht e kanë ndaluar të dyshimtin për pak minuta dhe të njëjtin ua kanë dorëzuar policëve. Të dyshimtit e të tri rasteve pas arrestimit janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›