E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen “garuesit” kosovarë

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 11:07

Shqiptarë dhe serbë janë përleshur në Fraunfled të Zvicrës dhe më pas, kanë filluar ndjekjen e njëri-tjetrit me vetura.

“Loja” e tyre ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion, njëri nga të cilët e ka njoftuar policinë. Edhe pse policia kishte provuar t’ua bllokojë rrugën, “loja” e tyre kishte vazhduar dhe ata kishin injoruar organet e rendit.

“Gara” mbaroi kur dy vetura dolën nga rruga, duke goditur njëra-tjetrën. Policia ia doli t’i arrestojë 15 persona, pjesa më e madhe e tyre kosovarë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›