“Uroj që të kenë qenë në çaste dëshpërimi”
18/05/2010 Berisha reagon ndaj qëndrimit të Ramës kundrejt intelektualëve
Intelektualët kërkuan ndërprerjen e grevës së opozitës dhe nisjen e dialogut
Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar në distancë kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama që t’u kërkojë ndjesë publike për ofendimin që u ka bërë gjithë intelektualëve që përmes një letre të hapur kanë kundërshtuar protestën dhe grevën e urisë së opozitës. Shefi i ekzekutivit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike theksoi se asnjë politikan nuk mund të bëjë apo të zhbëjë dot elitën, pasi ajo përbën pasurinë më kryesore kombëtare. “I drejtohem kryetarit të PS-së dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës zotit Edi Rama që të kërkojë ndjesë publike ndaj elitës së kombit për vlerësimet dhe etiketimet e tij, ndoshta në çaste dëshpërimi dhe uroj që të kenë qenë në çaste dëshpërimi, ndaj intelektualëve më të shquar të vendit, duke përdorur ndaj tyre epitete jashtëzakonisht të padenja, duke i cilësuar “ahengxhinj”, “sazexhinj”, “çingie’. Pra, duke përdorur “fjalë kazani”, siç thotë Faik Konica. Këto fjalë janë të palejueshme në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, për asnjë qytetar shqiptar ndaj elitës të kombit. I pavdekshmi Fulbright thotë: ‘Kur elita ngre çështjen, qeveria nuk mund të refuzojë”, - ka thënë kreu i qeverisë. Pikërisht deklarata e Ramës shtyu kryeministrin të reagojë ndaj qëndrimit që mbajti Rama ndaj letrës së intelektualëve. Fillimisht ishin 86 intelektualë, të cilët përmes një letre kundërshtuan linjën politike të kryesocialistit. Me kalimin e ditëve numri i personaliteteve u katërfishua. Akademikë, personalitete të artit dhe kulturës, mjekë, profesorë, sportistë e shkencëtarë, përmes letrës kërkonin nga opozita ndërprerjen e grevës së urisë dhe protestave dhe rinisjen e dialogut institucional me qeverinë. Intelektualët theksonin se lëvizja politike e ndjekur nga opozita dëmton interesat e integrimit europian të vendit dhe pengon përfitimin e liberalizimit të vizave. Kjo letër u kundërshtua menjëherë nga lidershipi opozitar. Kryetari i PS-së gjatë një mitingu para çadrave të grevës së urisë përdori fjalë të ashpra ndaj këtyre personaliteteve. “Të shpallësh çingie apo sazexhinj gjenitë e letrave shqiptare, që kanë pushtuar hapësirat e botës, të muzikës, të pikturës, të skulpturës, të këngës, vetëm e vetëm se morën guximin të të drejtohen njëherë në disaprovim të plotë të asaj që ti bën, jo vetëm lëndon çdo qytetar të këtij vendi, por ti në një mënyrë apo në një tjetër ngrihesh absolutisht kundër qenies së kësaj shoqërie dhe këtij kombi”, - tha Berisha. Ai kujtoi se edhe në radhët e PS-së ka artistë të shquar, siç është aktorja Luiza Xhuvani, e cila sipas kryeministrit nuk ofendohet nga mazhoranca në bazë të bindjes së saj politike, pasi edhe ajo i përket elitës artistike të kombit.