Rrëshqet dheu bllokohet dy herë brenda ditës treni
18/05/2010 Udhëtarëve ju dyfishohet kostoja. Ndërhyrja vetëm emergjente, mungon investimi parandalues.
LIBRAZHD-Bllokohet dy herë treni, pasagjerët ndjekin kalvarin e udhëtimit me mjete të rastit. Ngjarja fillimisht është regjistruar rreth orës 10.00 dhe më pas rreth orës 16.00 kur makinisti i lokomotivës së linjës është detyruar të frenojë duke u ndalur para masës së dheut. Pasagjerët e gjendur në tren janë detyruar që një pjesë e tyre të presin derisa rruga të bëhej e lirë, ndërsa të tjerë kanë preferuar nëpërmjet mjeteve të rastit të nisen në destinacion. Kryekontrolli i linjës së hekurudhës Librazhd-Elbasan, Sadik Halili, tha se kemi marrë të gjitha masat për pastrimin dhe për koordinimin e punës që treni të vazhdojë rrugën e tij normalisht. Pastrimi i shpejtë i segmentit në dy orare të ndryshme të ditës së djeshme ka angazhuar mjetet dhe brenda një kohe rekord segmenti është bërë i qarkullueshëm.
Në pritje të investimit
Segmenti hekurudhor Librazhd-Pogradec në vendin e quajtur Dragostunjë kthehet herë pas herë në një problem për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe erozionit të vazhdueshëm, duke rënë mbi hekurudhë. Specialistë të pushtetit lokal kanë përcjellë shqetësimin pranë prefekturës dhe kjo e fundit ka nisur një relacion mbi këtë segment pranë ministrisë së linjës. Në këtë segment kërkohet ndërtimi i një muri mbrojtës për hekurudhën me një vlerë të konsiderueshme. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme ende nuk ka një fond për zgjidhjen e këtij problemi. Brenda disa muajve segmenti hekurudhor është bllokuar disa herë. Specialistët nëpërmjet mjeteve mjaftohen me pastrimin e vazhdueshëm, ndërsa për parandalim të situatave të tilla as që bëhet fjalë. Preventive i përafërt për këtë investim është afërsisht 30 milionë lekë, i papërballueshëm nga pushteti lokal.
Pasagjerët
Një grup udhëtarësh që zgjedhin trenin për të udhëtuar nga Pogradeci në Elbasan e Durrës dhe e kundërta thonë se i duhet shumë kohë në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, si dita e djeshme do të duhet të udhëtojnë me mjete të tjera të rastit nëse nuk duan të presin. Situatë që sidomos në pjesën e Dragostunjës përsëritet shpejt. Pasagjerët thonë se zgjedhin trenin se kushton më lirë, por me këto probleme që hasin ju shkon dyfish. Ata thonë se fatmirësisht treni ecën ngadalë pasi mund të rrezikonin edhe jetën. Ndërkohë specialistët thonë se zgjidhja përfundimtare do të ishte një mur mbrojtës për hekurudhën. Erozioni i tokës dhe ujërat e tokës e kanë bërë kodrën mjaft të rrëshqitshme dhe të pasigurt sa herë që bie shi.