Vritet shqiptari me armë zjarri në Greqi
18/05/2010 Mesditën e djeshme është vrarë me armë zjarri një 30-vjeçar nga Shqipëria, i cili jetonte e punonte në Kozan të Greqisë. Burimet mediatike nuk e bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit, por mësohet se ai ishte babai i 3 fëmijëve dhe prej disa viteve punonte në duhan në zonën e quajtur Aiani, në Kozan të Greqisë. Disa kalimtarë e gjetën të plagosur rëndë dhe e dërguan për në spitalin Mamatçio, nga ku ai nuk mundi të dilte i gjallë. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është qëlluar nga 3 persona, të cilët gjithashtu dyshohet se janë shqiptarë, teksa për motivet e këtij krimi të rëndë ende s’ka asnjë të dhënë. Në momentet e fundit të jetës ai i kishte telefonuar një kushëriri për ta lajmëruar se ishte plagosur, por për fatin e tij të keq, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në disa pjesë të trupit.