Posterat partiakë mbytin kryeqytetin, plastmasët kuq dhe blu kancer për qytetarët

Kryeqyteti është pushtuar nga posterat e deputetëve si dhe nga sloganet e partive partiake. Megjithëse procesi i votimit u mbyll ashtu si dhe fushata zgjedhore është mbyllur ditë më parë askush nuk është kujtuar që ti heqë këto postera. Mure, pallate, ndërtesa, rrugë, bordura etj janë mbuluar nga posterat dhe nga fytyrat gjigande të kandidatëve për deputetë. Gjithashtu përjashtim nuk bëjnë as autobusët urban të cilët janë mbuluar nga posterat partiak.
Ishin të shumta fondet e parave që u hodhën për vendosjen e këtyre posterave që pushtuan kryeqytetin tonë por askush nuk hodhi as edhe një kacidhe për ti hequr ato. Ajo që përbën një problem kryesor për qytetarët e Tiranës është fakti se ndotja e qytetit nga posterat është e pashmangshme. Sikur të mos mjaftonte fakti që Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Evropës, tani na rezulton se niveli i ndotjes do të rritet edhe më shumë për shkak të posterave të shumtë të vendosur në të gjithë Tiranën. Megjithëse Bashkia e Tiranës dhe një urdhër që të gjitha partitë duhet ti hiqnin këto postera menjëherë pas fushatës zgjedhore askush nuk e mori mundimin për një gjë të tillë. Ndërkohë që vetë Bashkia e ka për detyrë që të pastrojë qytetin nga këto postera por deri më tani nuk e ka marrë mundimin. Ajo që bëri bashkia lidhur me posterat ishte heqja e posterave të deputetëve kundërshtarë dhe vendosja e atyre të kryebashkiakut që mban dy kunguj nën një sqetull duke qenë edhe kryetar partie.
Posterat prej plasmani rrezik për qytetarët
Sipas specialistëve të ambientia ajo që është shumë e rrezikshme lidhur me vendosjen e posterave të shumtë janë posterat që janë të përbërë nga plasmani. Sipas specialistëve plasmani duhet të paktën 200 vjet që të arrijë të tretet ndërkohë që posterat e mëdha partiak prej plasmani kanë pushtuar bulevardet dhe rrugët kryesore të Tiranës. Prej motit të keq shumë nga këto postera janë shpërndarë kudo nëpër rrugë duke ndotur akoma më shumë ambientin dhe rrugët e kryeqytetit. Gjithashtu këto lloje plasmasësh të ngjyrosur sipas specialistëve arrijnë të përhapin grimca të dëmshme në ambient deri tek ato kancerogjene duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të kryeqytetit.
Mure, pallate e ndërtesa të pushtuar nga fytyrat e politikanëve
Kudo nëpër kryeqytet sheh vende të mbushura me posterat e politikanëve. Sikur të mos mjaftonin ato që na kishin mbetur nga zgjedhjet e kaluara tani u shtuan shumë herë më shumë. Një gjë është e sigurt që këto postera do të qëndrojnë për vite me radhë duke mbushur me letra dhe plasmasë të pafundmë rrugët e kryeqytetit duke e rritur edhe më tepër nivelin e ndotjes.