Uruguaj eliminon Ganën me penallti, gjen “portokallinjtë” në gjysëmfinale
Holandë-Uruguaj, kjo është sfida e parë e gjysmëfinaleve të këtij Botërori. Latino-amerikant eliminuan dje skuadrën e fundit afrikane që kishte mbetur “në valle”, Ganën. Në fakt për të munduar këtë skuadër u deshën plot 120 minuta lojë, nga ku doli edhe gjysmëfinalisti i dytë i këtij Botërori. Loja e rregullt përfundoi në barazim 1-1 me gola të Sulej Muntarit për ganezët dhe Diego Forlan për uruguajanët. Në sekondën e fundit të shtesës së dytë të ndeshjes Gana pati rastin më të mirë për të mbyllur gjithçka kur pas një aksioni Luis Suarez priti topin me dorë në vijën fatale të portës. Për arbitrin është penallti dhe karton i kuq për sulmuesin e Uruguajt. Aty mund të mbyllet gjithçka por Asamoh Gian gabon duke e çuar lojën te penalltitë. Uruguaj shkon më i qetë te 11-metërshat kjo edhe për faktin se beson shumë te portieri i vet, Muslera i cili priti dy penallti. Nga ana tjetër ganezët, të rënë moralisht edhe për shkak të humbjes së 11-metërshit në sekondat e fundit e humbin tiruan dhe gabojnë edhe dy herë të tjera duke i dhënë lamtumirën këtij Botërori. Ndërsa Uruguaj rikthehet sërish në gjysmëfinalet për më shumë se 3 dekadash mungese.
Uruguaj-Gana 1-1
Shënues: Forlan 55’/ Muntari 45’
Penallitë: Forlan - gol, Viktorino - gol, Skoti - gol, M.Perreira – jashtë, Abreu – gol /Asamoah Gian - gol, Apiah - gol, Mensah - pret portieri, Adizhah – pret portieri
Kartonë të verdhë: Fuçile 20', Arevalo 48', Perez 60’/ Pantsil 54’, Sarpei 77’, Mensah 93’
Karton i kuq: Luis Suarez 120'
Uruguaj: Muslera, Lugano (Skoti 38’), Fuçile, Viktorino, Kavani (Abreu 75’), Luis Suarez, Forlan, D.Perez, M.Pereira, Arevalo, Fernandez (Lodiero 46’). Trajner: Oskar Tabaresh
Gana: Kingson, Sarpei, Asamoah Gian, Pantsil, Mensah, Anan, Inkom (Apiah 74’), Muntari (Adizhah 88’), Vorsah, K.Asamoah, Boateng. Trajner: Milorad Rajevac