E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguaj në finale të Kupës së Amerikës

Surprizat kanë përfunduar në Kupën e Amerikës dhe Uruguaji është skuadra e parë finalist. Kombëtarja Çeleste e drejtuar nga Oskar Tabarez, ka mposhtur Perunë dy me zero në gjysmëfinale falë një dygolëshi të shënuar nga Luis Suarez në minutat 52-të dhe 57-të.

Në këtë mënyrë, Uruguaji i ka të gjitha mundësitë që të bëhet Kombëtarja që ka fituar më shumë tituj në trofeun kontinental Kupa e Amerikës. Gjysmëfianlja Uruguaj -Peru ka qenë një ndeshje pa emocione deri në minutën e 52-të, kur portieri i Perusë Valverde nuk bllokon si duhet nëj gjuajtje të Forlan dhe më pas topi përfundon në këmbët e Suarez që shënon golin e parë.

Më pas, pas vetëm pesë minutash sulmueis i Liverpoolit dyfishon rezultatin ndërsa nga fundi i ndeshjes është përjashtuar me karton të kuq kapiteni i Perusë Vargas. Pas vendit të katërt të arritur në Kupën e Botës, Afrika e Jugut 2010, Uruguaji i Tabarez konfirmohet në këtë moment si skuadra me realitetin dhe me rezultatet më pozitive në Amerikën e Jugut duke lënë pas edhe Brazilin dhe Argjentinën.

Nuk ka pasur rrugë tjetër në gjysmëfinalen për Perunë e drejtuar nga Sergio Markarian, e cila ka zbritur në fushë me një vendosje shumë mbrojtëse për të lodhur Çelesten në pjesën e parë dhe për ta goditur në pjesën e dytë. Ndeshja është zhbllokuar dhe është vendosur nga dyshja sulmuese Forlan -Suarez.

Në fianlen që do të zhvillohet të dielën në stadiumin Monumental në Buenos Aires, Uruguaji do të presë një mes Paraguajit dhe Venezuelës me mundësinë për të fituar trofeun dhe për t`u bërë Kombëtarja lider për sa i përket triumfeve në Amerikën Latine .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›