E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serena eliminohet nga Bartoli

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 17:42

Kampionia në fuqi, Serena Williams u eliminua nga Wimbledoni pas humbjes nga francezja Marion Bartoli me rezultat në sete 6-3, 7-6.

Bartoli fitoi përballë amerikanes, e cila kishte munguar në shumicën e 12 muajve të kaluar për shkak të sëmundjeve dhe lëndimeve.

Francezja 26 vjeçe u kualifikua në çerekfinale për herë të parë nga viti 2007.

Në përballjet tjera, Marioa Sharapova mposhti Peng Shuai 6-4, 6-2 dhe do të takohet me tenisten numër një në botë Caroline Wozniacki ose Dominika Cibulkovan në mesin e tetë më të mirave.

Victoria Azarenka fitoi përballë Nadia Petrovas 6-2, 6-2 dhe do të ndeshet me Tamira Paszek, e cila mposhti Ksenia Pervakun pas tri seteve, 6-2, 2-6, 6-3.

Bartësja e tetë Petra Kvitova fitoi në dy sete, duke humbur vetëm dy geme në fitoren 6-0, 6-2 ndaj Tanina Wickmayerit.

Ndërsa, Sabine Lisicki vazhdoi rrugëtimin e saj duke mposhtur Petra Cetkovskan 7-6, 6-1 dhe në çerekfinale do të takohet me Bartolin.

Te meshkujt, Andy Murray kaloi në çerekfinale pas fitores në sete 7-6, 6-3, 6-2 ndaj Richard Gasquet.

Ndërsa, australiani Bernard Tomic mposhti belgun Xavier Malisse 6-1, 7-5, 6-4.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›