“Ushqim” e show politikanësh me 13 kallëzime
07/12/2009 Nga fillimi i 2009-s deri më sot regjistrohen 13 padi civile e kallëzime penale
Ekspertët: Shumica e tyre bëhen nga gjendja emocionale e teatreske e politikanëve
TIRANE- Subjektet dhe personazhet politike në Shqipëri këtë vit janë denoncuar 13 herë për ndjekje penale në Prokurori, apo padi civile në gjykatë, por realisht asnjërit prej tyre nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Sipas hetuesve dhe gjyqtarëve, kjo ndodh për faktin se shumica e kallëzimeve, kryhet nga gjendja emocionale dhe teatreske e subjekteve politike, të cilat çdo ditë të vitit janë në qendër të vëmendjes së opinionit publik.
Kallëzimet penale
Pjesa më e madhe e këtyre kallëzimeve ka shërbyer më shumë si një show politik, ku përfaqësuesit e subjekteve politike, fillimisht dorëzojnë në sekretari kallëzimin dhe më pas zbresin shkallët, duke iu drejtuar mediave për t’i thënë kundërshtarit forcën e ligjit. Kjo gjë ka ndodhur në të gjitha rastet, madje liderët politikë janë shfaqur, duke mbajtur edhe dokumente në duar, duke pretenduar se ato janë prova për organin e akuzës. Mirëpo përtej deklaratave lart e poshtë, hetuesit duket se nuk e vënë fare ujin në zjarr, lidhur me hetimin dhe procedimin e personave politikë që kanë kryer shkelje penale. Kjo për shkak se nga 10 kallëzimet e depozituara në Prokurorinë e Tiranës, 8 prej tyre janë pushuar, ndërkohë që vetëm 2 vazhdojnë të hetohen. Këto dy kallëzimet e fundit flasin, për abuzimet e pretenduara nga PS-ja, lidhur me lirimin e të burgosurve për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe kallëzimi i fundit i Bashkisë së Tiranës.
Paditë civile
Zemërimi që pushtetarët shprehin për njëri- tjetrin në media të ndryshme dhe në dalje publike, shërben si ushqim për ta, madje i jep mundësinë të kërkojnë edhe dëmshpërblim moral në gjykatë në disa raste ekstreme. Gjatë këtij viti, ndonëse mes politikanëve të shumtë ka pasur sharje e fyerje publike, kanë qenë më të rralla paditë në gjykatë. Ndërsa theksojmë se pjesa e parë e këtij viti ka qenë e qetë për pjesën e politikës dhe debateve mes tyre, për të kaluar në pjesën e dytë të këtij viti, i cili përket edhe me momentin e pas zgjedhjeve të qershorit. Gjuha që kanë përdorur mes tyre politikanë të ndryshëm ka bërë që ata t’i drejtohen gjykatës. Kryesisht bëhet e ditur nga të dhënat e marra në gjykatë se janë regjistruar të paktën tre padi civile. Një nga paditë është regjistruar nga Astrit Patozi, kundër një medie të pavarur, e cila ka publikuar një informacion që sipas tij quhet pasmashtrim. Padia e dytë është bërë nga kryetari i PS-së kundër Kryeministrit dhe padia e tretë është regjistruar nga kryetari i PDK-së Nard Ndoka.
Lista e politikanëve paditës për 2009-n
Edi Rama
Vetëm pak ditë më parë Edi Rama nëpërmjet juristes së tij regjistroi në gjykatë një padi brenda së cilës përfshiheshin tre padi civile. Edi Rama ka paditur për shpifje Kryeministrin e vendit Sali Berisha, ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Sokol Olldashi, dhe Partinë Demokratike, e cila drejtohet nga Sali Berisha. Të tria paditë u regjistruan në gjykatë dhe shumë shpejt priten të hidhen në short.
Ndoka
Modelin e Edi Ramës e ka ndjekur edhe kryetari i PDK-së Nard Ndoka. Ky i fundit e paditi Kryeministrin për shpifje dhe vjedhje të hapur të votave në zgjedhjet e 28 qershorit.
Patozi
Deputet i Partisë Demokratike ka paditur në gjykatë ndryshe nga të parët, një media të përditshme. Padia ka si qëllim zbardhjen e një lajmi të publikuar në këtë të përditshme.
“Zgjohu”
Kallëzimi kundër Erion Veliajt nga lëvizja “Zgjohu”, ku kjo e fundit pretendon se së bashku më vëllain e tij, drejtuesi i G99 ka vjedhur 300 mijë euro të organizatës “Mjaft”.
Bashkia Tiranë
Kallëzimi i Bashkisë së Tiranës për Sokol Olldashin, të cilin e akuzon për veprën penale të “shpifjes”, pasi ministri ka pohuar se Edi Rama ka shitur tokën tek “Tajvani”.
Dogjani
Kallëzimi i Asllan Dogjani për ish-presidentin Alfred Moisiun, të cilin e akuzon se i ka publikuar padrejtësisht emrin në një raport, ku flitej për kandidatët jo të përshtatshëm.
PD-ja
Kallëzimi i PD ndaj përfaqësuesit të PS-së, Pjerin Ndreu, të cilin e akuzon se ditën e zgjedhjeve, Ndreu ka kanosur komisionerët e PD-së në zonën e Kombinatit.
Policia
Kallëzimi i policisë ndaj përfaqësuesit të LSI-së, Fatos Klosi, të cilin e akuzon për “shpifje”, duke pretenduar se Klosi ka gënjyer lidhur me një automjet përgjimi.
Transportet
Kallëzimi i Ministrisë së Transporteve kundër Edi Ramës për akuzën e “korrupsionit” dhe “falsifikimit të dokumenteve” për shitjen e tokës tek “Tajvani”.
PS-ja
Kallëzimi i PS ndaj 50 punonjësve të policisë për “shpërdorim detyre”duke pretenduar se ata kanë ndikuar në ndryshimin e rezultatit në disa qendra votimi.
PS-ja
Kallëzimi i PS ndaj Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, duke e akuzuar se ditën e zgjedhjeve ka liruar rreth 120 të burgosur.
PD-ja
Kallëzimi i përfaqësuesit të PD, Aldo Bumçi, ndaj ish-sekretares së tij në Ministrinë e Drejtësisë, duke e akuzuar për “shpifje”.
PDK-ja
Kallëzimi i PDK-së ndaj grupeve të numërimit të Partisë Demokratike, duke i akuzuar ata për grabitjen e votave dhe ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve.
KQZ-ja
Kallëzimi i KQZ për 43 komisionerët e Fierit, Shkodrës, Beratit që vendosen të largohen nga qendrat e votimit. Vendim, ky që çoi në kolaps procesin e numërimit.
PS-ja
Kallëzimi i PS-së ndaj Arben Ristanit dhe anëtarëve të PD- së, pasi këta të fundit rrëzuan kërkesën për rinumërimin e votave në qarkun e Beratit.
Pas selektimeve
Shumica e dosjeve pushohet nga organi i Prokurorisë
Shumë kallëzime që janë dorëzuar në Prokurori nga subjektet politike, kanë përfunduar të pushuara, pasi në pjesën më të madhe organi i akuzës nuk ka mundur të kualifikojë ligjërisht akuzat e ngritura. Një nga këto çështje është ajo e lëvizjes “Zgjohu”, ku ka denoncuar drejtuesin e partisë G99 Erion Veliaj, duke e akuzuar për “evazion fiskal”, pasi sipas kallëzimit Veliaj së bashku me vëllain e tij kishin fshehur rreth 300 mijë euro të organizatës “Mjaft”. Mirëpo sipas organit të akuzës, kjo akuzë është pushuar pasi për të nuk është arritur të gjendet prova, për të fajësuar vëllezërit Veliaj. Ndërkohë që fatin e tyre e kanë pasur edhe dosje të tjera, duke filluar nga ajo e Pjerin Ndreut, e deri tek ajo më e fundit të ish-shikasit aktualisht përfaqësues i LSI-së Fatos Klosi. Një tjetër pushim është edhe ai që ka të bëjë me shitjen e tokës nga ana e Bashkisë së Tiranës në parkun Rinia, për të cilin Ministria e Transporteve ka depozituar kallëzim penal në organin e akuzës kryeqytetase. Kjo dosje është pushuar me pretendimin se nuk plotëson elementët e veprës penale.
Në gjykatë
Procedura e regjistrimit dhe marrja në shqyrtim
Mënyra e procedimit për regjistrimin e një padie civile e më pas vazhdimin e gjykimit është e përcaktuar në ligj. Pala paditëse ka të drejtë ta paraqesë atë në sekretari. Brenda një periudhe të shkurtër kjo kërkesë padi hidhet në short. Ndërsa pas shortit gjyqtari i caktuar merr kërkesën dhe pasi cakton një datë për fillimin e shqyrtimit të saj, njofton palët nëpërmjet postës. Fillimisht caktohet një seancë, e cila quhet pajtimore. Në këtë seancë palët thirren për ta zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore duke i dhënë fund ecurisë së seancave gjyqësore. Në rast të mospajtimit bëhet e kundërta. Ndërsa nga praktika e deritanishme dihet shumë mirë se Kryeministri dhe personat e veshur me imunitet nuk gjykohen në shkallën e parë. Kompetente për shqyrtimin e padive civile apo penale për këtë kategori personash e ka vetëm Gjykata e Lartë. Megjithatë, statistikat tregojnë se këto lloj procesesh ende pa u filluar mirë.
ǒndodh me denoncimet
Fati i kallëzimeve, sirtarëve të plurosur
Në regjistrin e organit të akuzës janë të regjistruara me dhjetëra kallëzime penale në ngarkim të një partie politike apo të një tjetre. Pasi këto kallëzime i delegohen prokurorëve të ndryshëm ato futen në sirtarët e zyrave deri në një periudhë kohore të caktuar. Pasi kanë kaluar një kohë të gjatë në sirtarët e zyrave të Prokurorisë, atyre u shkundet pluhuri për t’u dërguar në gjykatë dhe të deklarohet mbyllja e hetimeve për shkak të mosgjetjes së provave për kallëzimin e bërë. E vetmja dosje që nuk ka pasur fatin e çështjeve të pushuara, është ajo që ka të bëjë me kallëzimin penal të deputetit Asllan Dogjani, i cili denoncoi për shpifje ish-presidentin Alfred Moisiu. Pas një hetimi disa mujor, organi i akuzës vendosi të mbyllë çështjen dhe të marrë të pandehur ish-presidentin. Materialet në ngarkim të tij, ju dërguan gjykatës së Tiranës për veprën penale të “shpifjes”.