Ushqime e veshmbathje për romët e evakuuar
“Mjaft”
Lëvizja “Mjaft”, në bashkëpunim me hipermarketin “Mercator”, shpërndanë dje pasdite në zonat e përmbytura në Shkodër ushqime, qumësht, pije freskuese dhe veshmbathje. Bëhet fjalë për 4 paleta ushqime të paketuara dhe të konservuara, si dhe 2 paleta me veshmbathje. Ndihmat u shpërndanë në Rrenzë, në periferi të Shkodrës dhe në lagjen e përmbytur “Ajasëm”. Pjesa më e madhe e ndihmave u shpërnda në repartin ushtarak në Rrenzë, ku strehohen 58 familje rome, rreth 250 veta dhe në 16 familje më në vështirësi në lagjen “Ajasëm”, rreth 60 persona. Prioritet të veçantë iu dha familjeve rome, të strehuara në ambientet ushtarake, duke qenë se përveç ushqimit të përgatitur që u sigurohej nga “Caritas”, nuk kishin marrë asnjë ndihmë tjetër që nga shpërngulja e tyre.
#