Këshilli i Kontabilitetit, miratohen anëtarët e rinj
Emrat
Lirohen nga detyra dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, duke u zëvendësuar me vendim qeveria. Me propozim të ministrit të Financave u vendos dje lirimi nga detyra e anëtares së Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Lindita Lati, për shkak të përfundimit të mandatit, dhe të Skënder Uku, për shkak të emërimit të tij në një detyrë tjetër, jashtë sistemit të financave. Lati aktualisht është kryetare e Komisionit të Konkurrencës, kurse Uku është nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatim-Taksave. Emrat e rinj të propozuar nga ministri i Financave dhe që marrin mandatin janë Federik Cucllari nga universiteti “Fan S.Noli” Korçë dhe Arjana Dyrmishi nga Ministria e Financave.
#