Zhdukja e variçeve me operacion apo me lazer?
Autori i Lajmit: red.
Mund të shpëtoni nga damarët tuaj varikoze përgjithmonë, pa pasur nevojë të shtroheni në spital me anën e metodës endovenoz lazer. Damarët sipërfaqësore që marrin ngjyrë blu, si dhe njollat blu mund të kurohen në disa seanca lazer.
Si formohen variçet dhe në çfarë përqindje kapemi nga kjo sëmundje?
Damarët që transportojnë gjakun e pistë nga këmbët në zemër, mund të jenë të thellë dhe sipërfaqësorë. Në damarët sipërfaqësorë për të penguar gjakun që të lëvizë në drejtim të tërheqjes gravitacionale, ndodhen disa kapakë që ndalojnë këtë gjë. Në një farë mënyre, këto kapakë të vegjël prishen dhe gjaku i pisët rrjedh në drejtim të forcës së gravitetit. Kjo gjë bën që damarët sipërfaqësorë të zgjerohen dhe në këtë mënyrë formohet ajo që ne e quajmë variçe. Nga insuficienca e sistemit sipërfaqësor venoz kapen 15 % e burrave dhe rreth 25 % e grave. Sistemi venoz përbëhet nga komponentë të thellë, sipërfaqësorë dhe perforane. Te pacienti mjafton që njëri nga këto komponentë të mos funksionojë në rregull për të pasur insuficiencë endovenoze.
Qarkullimi lëviz nga sipërfaqja në thellësi: Tek gratë, në krahasim me burrat, paraqitja me raste variçesh është dy herë më shumë. Te formimi i variçeve ndikon obeziteti, konstipatë, traumat, si dhe arsye profesionale. Variçet kuptohen nga ana e kontrollit fizik, nga ku kontrolli abdominal dhe pubik nuk duhet anashkaluar. Mbas kësaj e rëndësishme është dhe një duplex ultrason për të vendosur mbi rrugën e kurimit. Në rrugën e kurimit, rrjedhja duhet të mbyllet deri në shkallën më proksimale, si dhe segmenti i venës me insuficiencë duhet të mbyllet i gjithi. Duke qenë se shkaku tek variçet në ekstremitetet e poshtme vjen nga vena safena magma dhe safena femoralis, atëherë kurimi do të jetë mbyllja e këtyre të dy venave d.m.th duke i nxjerre jashtë funksionit.
Në kurimin me operacion nuk duhet të harrojmë rreziqet e vetë operacionit si dhe rikuperimin. Një nga disavantazhet më të mëdha është mpirja lokale ose anestezia e plotë që përdoret dhe periudha e rikuperimit është deri në dy ditë minimumi. Mënyrat e tjera (minimal invazive) të kurimit të kësaj sëmundje janë: elektrokuagolasjon, skleroterapi në shoqërim me ultrason, bipolar radiofrekanse, si dhe ablasion me lazer. Ablasioni me lazer i ekstremiteteve venoze të poshtme është përdorur për herë të parë në vitin 1998.
Kurimi me lazer i variçeve
Kurimi me lazer, falë arritjeve të teknologjisë në ditët e sotme, ka arritur një nivel të lartë. Variçet e mëdha që japin një pamje të keqe në këmbët e njerëzve, më përpara kuroheshin vetëm me operacion. Në ditët e sotme edhe këto variçe mund të kurohen me endovenoz lazer EVLT. Kurimi me endovenoz lazer bëhet me tumesant anestezi. Kjo do të thotë që gjate procesit i sëmuri nuk fle dhe mund të bisedojë. I sëmuri mbas këtij procesi mund të ikë duke ecur vetë nga klinika. Nuk ka shenja të plagës ose të qepjes.
Para dhe gjatë operacionit me lazer, patjetër duhet të ndiqet me një dopler të avancuar. Në damarët me variçe n.q.s ka një rrjedhje të gradës së dytë, atëherë këta të sëmurë mund të bëjnë operacion lazer. Pikërisht, futja e kateterit të lazerit në damarin me variçe bëhen me ndihmën e doplerit në mënyrë që të sëmurit të mos i behën prerje dhe plagë të panevojshme. Në këtë mënyrë në këmbë nuk krijohen plagë dhe shenja qepjesh. Ndërkohë që damarët telenxhekaz, damarë të sëmurë që ndodhen në këmbët e grave mund të kurohen nëpërmjet një lazeri tjetër sipërfaqësor. Ky lloj aplikacioni bëhet në disa seanca dhe një nga avantazhet kryesore është që pacienti mbaron kurimin në një kohë shumë të shpejtë dhe në të njëjtën ditë mund të kthehet në punë. Endovenoz lazeri është një metode kurimi që mund të aplikohet dhe në klinika private. Ky lloj kurimi zgjat deri në 30-45 minuta dhe për rikuperimin e shpejtë që ka i sëmuri, ky është një nga aplikimet qe i lë më shumë të kënaqur pacientët. Duke pasur efikasitet të shpejtë në rikuperim dhe në anën kozmetike, kjo është një nga metodat më të preferuara. Në krahasim me operacionin, rreziku për infeksion është më i paktë. Kjo në krahasim dhe nga ana ekonomike është më e favorshme në krahasim me operacionin i cili ka një kosto më të lartë.
Kontraindikacionet e kësaj metode
Shtatzënia, problemet në rrjedhjen e ekstremitetit të poshtëm të arterieve, trombozat dhe gjakderdhjet e thella, si dhe në rastet e parashikimeve të trombozave; janë faktorë ndikues në shfaqjen e variceve.
Ndërsa indikacionet e anshme janë shumë pak: trombozë në venën e thellë, emboli të mushkërisë, djegie të lëkurës, tromboflebis. Mënyra e vjetër e operacionit ka shumë disavantazhe që janë në të njëjtën kohë dhe avantazhe për metodën e lazerit. Problemet që dalin në lidhje me anestezinë, kostoja e spitalit, si dhe ana psikologjike e frikës së operacionit. Mbasi të jetë kryer lazeri menjëherë vishen çorapet llastik për variçet, si dhe për rreth pesë ditë jepet heparinë në dozë të ulët. Në një kohë të shkurtër, nuk kemi ndonjë rast me rikanalizacion dhe në terma të mesëm kjo lloj metode është më efikase se operacioni. Pacientët mund të kthehen në punë pa ndonjë kufizim.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008