E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet antistres që mbajnë një tru të freskët



Le të kujtohemi se truri është plastik: për të mirë dhe për të keq. Në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh. Me pak fjalë shterohen fuqitë dhe aftësitë e tij. Që në moshë të mesme, kur jemi ende të shëndoshë, nuk mendojmë se pleqëria nuk ka lidhje me ne. Prandaj, duhet të filloni të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore. Kujtesa është një dritare për shëndetin e trurit tonë. Kur fillon të marrë goditje le ta mbajmë të gjallë trurin duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij. Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin. Le të përpiqemi të jemi të qetë, pa kërkuar “maksimalen” ndaj trupit dhe mendjes sonë.
Ndryshoni stilin e jetesës
Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin, prandaj duhet kërkuar variacion në praktikën e përditshme, duke futur ndonjë ndryshim të vogël në jetën tonë. Është mirë që të fillojmë me kohë një hobi që na pëlqen, do të jetë e vështirë të fillosh diçka të tillë në moshën e tretë. Në qoftë se nuk lexoni një libër sot, vështirë se do ta bëni kur të keni “shumë kohë të lirë”. Forca e mendjes varet nga ajo e trupit. S’duhet ta lejoni veten të shëndosheni shumë, të mos bëni një jetë shumë statike dhe mundohuni të praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik.
Evitoni ushqimin e gatshëm
Ushqimi i gatshëm nuk i bën mirë trupit dhe as mendjes. Mbrohuni nga këto ushqime duke përdorur një dietë të bazuar në yndyra “të mira” dhe me substanca antioksiduese, duke mos përdorur shumë pije alkoolike. Gjithashtu, izolimi shoqëror është një faktor rreziku për të moshuarit, sepse është e vështirë të lidhësh shoqëri në moshën e tretë. Prandaj, ruajini shoqëritë e vjetra.
Konsumoni sa më shumë ujë
Pini shumë ujë, të paktën gjashtë gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes, ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm, por konsumimi i verës së kuqe një deri në dy gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit, pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm.
Mos përdorni fast-food
Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj.
Hani ushqime me antioksdiantë
Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj. Përdorini por më rezerva ushqime që përmbajnë të tilla, si: margarina, vaji i lulediellit, vaji i misrit, patate të skuqura etj. Perimet dhe frutat përmbajnë përbërës natyralë të papërpunuar të cilat i japin organizmit lëndët e duhura ushqimore.
Konsumoni ushqime me Omega-3
Hani ushqime të pasura me yndyra Omega-3, ose siç quhen ndryshe yndyra “të mira”, që kanë përqendrim të lartë të Omega-3, të cilat janë: vaji i ullirit, vaji i linit, peshku: salmon, sardele, troftë, ton, arra etj. Dieta e pasur ushqimore përfshin jo vetëm frutat dhe perimet, por edhe mishin, peshkun, vezën, fibrat, etj. për të qenë një dietë e pasur dhe e larmishme.
Pakësoni ushqimet me Omega-6
Pakësoni ato ushqime që janë të pasura me Omega-6 ose siç quhen ndryshe yndyra "të këqija", që kanë përqendrim të lartë të Omega-6, ku hyjnë: mish qengji, gjalpi, djathëra të yndyrshme, qumësht i paskremuar, majoneza, etj. Disa ushqime të pasura me yndyra, qoftë edhe ato të përpunuara, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit, të quajtur kolesteroli i keq.
Zvogëloni sasinë e kripës
Zvogëloni sasinë e kripës, hani pak spec djegës dhe piperka të yndyrshme. Po ashtu mundohuni edhe të reduktoni sasinë e sheqerit të përdorur. Konsumimi në sasi të mëdha i kripës dhe sheqerit do të shoqërohet me çrregullime në organizmin tuaj. Sasia e lartë e sheqerit në gjak do të shkaktonte probleme me mëlçinë, tensionin e gjakut, diabet, etj.
Ndiqni një dietë të rregullt
Ndiqni një dietë të rregullt, mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tre vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t'iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Përdorni ndonjëherë edhe një integrator multivitaminoz.
Trup dhe mendje të freskët
Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shëtitjet, etj.

Aktiviteti fizik dhe mendor
Ndikon në punën e zemrës dhe sistemin kardiovaskular

Qarkullimi i gjakut ulet në organet e brendshme dhe rritet në muskujt, mushkëritë dhe zemër

Gjatë stërvitjes truri çliron më shumë norepinefrinë, që ndikon në gjendjen shpirtërore duke ulur depresionin nervor

Përmirëson qarkullimin e gjakut në zemër dhe veshka
Stërvitja në vetvete e rrit temperaturën e brendshme të trupit

Duhet të pini lëngje për hidratuar trupin gjatë stërvitjes

Përgatiti: Jonida Tashi

Të rejat nga shkenca
Si ndihmon shëndeti i mirë te meshkujt
Është e njohur se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave. Gjasat e meshkujve për të pasur fëmijë pakësohen pasi kalojnë moshën 35-vjeçare, kjo sipas studimeve të fundit. Studiuesit nga SHBA, kanë zbuluar se shkalla e dëmtimit të materialit gjenetik që përfshin qelizat e spermës rritet me moshën. Ndryshe nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, qelizat e spermës janë të paafta ta ndreqin këtë dëmtim. Më tej, studiuesit zbuluan se ndërsa burri moshohet, ai humb aftësinë natyrore të përzgjedhë qelizat e pashëndetshme. Ata zbuluan se burrat mbi 35-vjeç kishin një përqendrim më të lartë sperme me fille të prishura të ADN-së. Është i njohur fakti se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave.

14 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›