E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet e gatuar një ditë më parë helmojnë 13 persona



ELBASAN – Ushqimet e gatuara një ditë para se të konsumohen janë bërë shkas që të përfundojnë në spital anëtarët e dy familjeve. Burimet zyrtare raportojnë për helmimin e 13 personave, nga të cilët, 5 janë të mitur. Ngjarja ndodhi dje pasdite në fshatin Grekan, në periferi të qytezës së Belshit, rreth 45 kilometra larg Elbasanit. Personat e helmuar, të gjithë pjesëtarë të familjeve Sollaku dhe Hazizi, pasi janë ndjerë me probleme, janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore të qytezës së Belshit, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të mos përballimit të këtij fluksi të madh pacientësh në këtë qendër është bërë transportimi i tyre për në Qendrën Spitalore të Elbasanit. Sipas mjekëve pediatër kanë qenë vetëm dy fëmijë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ata pohojnë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën dhe është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore të 5 fëmijëve. Burimet nga familjet bëjnë të ditur se shkak i helmimit ka qenë konsumimi i ushqimit të gatuar një ditë më parë. Mjekët e Spitalit të Elbasanit pohuan se edhe gjatë ditëve të tjera ka pasur raste të helmimi nga ushqime, prandaj kërkojnë nga qytetarët që të kenë kujdes në respektimin e kushteve të higjienës dhe afatet e skadencës së përdorimit të tyre.

Varfëria çon në vetëvrasje ish-policin

DURRËS – Gjendje e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej një ish-punonjës policie është bërë shkas që ai ti japë fund jetës. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se shtetasi Gëzim Gjergji ka gjetur vdekjen pasditen e së shtunës në qytetin bregdetar. Sipas tyre, 45-vjeçari Gjergji është vetëvrare me një armë tip çifte. Pas ekzaminimit të viktimës dhe dëshmive të marra, rezultoi se ish efektivi i policisë i ka dhënë fund jetës në një gjendje të vështirë psikologjike. Gjergji ishte përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë dhe më në fund e ka marrë vendimin fatal në mungesë të burimeve financiare për të mbajtur familjen e tij.

18 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›