Ushqimet e prtishura, ankth i kryeqytetit
Shpresa e vetme frigoriferët që kthehen në viktima të kufizimit të dritave
Jonida Tashi
Dëshira për të fituar para, ndonjëherë nuk njeh kufij, madje, as kur rrezikohet shëndeti i njerëzve. Kjo është fasada reale e tregtimit të ushqimeve në kryeqytet, e cila prej së largu duket shumëngjyrëshe. Janë pikërisht tregtarët e dyqaneve pothuajse të improvizuara që na e kanosin këtë rrezik me produktet që tregtojnë. Të detyruar për të mbijetuar, ose për të nxjerrë bukën e gojës, janë të shumtë ata njerëz që marrin përsipër të hapin një biznes të vogël, dyqan shitjeje. Në këto dyqane mund të gjesh një sasi jo të vogël artikujsh dhe në një variant të pakombinuar. Nuk është çudi për asnjë që në një dyqan të lagjes pranë sheqerit të gjej edhe detergjentin larës të rrobave. Për fat të keq këtë nuk na e sheh syri jo vetëm në zona të thella por edhe në metropolin tonë. Siguria ushqimore në kryeqytet, në pjesën më të madhe të pikave të tregtimit, është një fasadë e prishur. Megjithë temperaturat e larta, dyqanet nuk kanë marrë asnjë masë për ruajtjen e produkteve që tregtojnë, përveç ruajtjes së disa prej tyre në frigorifer. Ndërsa frutat dhe perimet tregtohen më ambiente jo vetëm të papërshtatshme, por edhe të ekspozuara nga papastërtitë. Preferenca për ushqime të freskëta dhe të përpunuara sa më pak, intervalet në rritje midis përpunimit dhe konsumit të ushqimit, tendenca në rritje e konsumit të ushqimit të përgatitur jashtë kushteve të shtëpisë, dhe burimet e rëndësishme të materialeve të para të ardhura nga zona të ndryshme, kontribuojnë në prevalencën në rritje të sëmundjeve që rrjedhin nga ushqimet për shkaqe të atribuara ndaj organizmave mikrobiologjike.
Vëzhgimi
Nga një vëzhgim i bërë nga gazeta “Albania” në disa dyqane të kryeqytetit, ka rezultuar se, në asnjë prej tyre nuk është ushtruar asnjë kontroll nga personat përgjegjës. E vetmja gjë për të cilën duhet të jemi të lumtur në këtë situatë, është fakti që disa shitës janë vetë të kujdesshëm për mallrat që tregtojnë. Një shitëse e moshuar e një dyqani të vogël lagjeje, pranë Maternitetit të ri, “Kiço Glozheni”, tregon se nga profesioni që ka pasur, 37 vite pune si infermiere, e kontrollon me merak çdo produkt. “Nëse e shoh që ka filluar të prishet një ushqim, nuk e shes në asnjë mënyrë, por e marr e ha për vete”,- shprehet tregtarja. Por, në këtë situatë gjithëpërfshirëse, janë të dyja anët e medaljes, sepse ekzistojnë shitës që rrezikojnë me vetëdije shëndetin e njerëzve me mallrat që shesin dhe qëllimi i vetëm është që të dalin të fituar, por ka edhe shitës që me gjithë dëshirën e mirë për ti mbrojtur konsumatorët nuk kanë mundësi ekonomike që t’i ofrojnë atyre një shërbim më të mirë. Më e shumta që mund të gjesh në këto dyqane për ruajtjen e produkteve nga temperaturat e larta është frigoriferi, i cili jo vetëm nuk mund të mbajë gjithçka, por edhe është “viktimë” e ndërprerjeve të energjisë elektrike. Gjithmonë në jetë jemi të detyruar të zgjedhim midis gjërave, por të zgjedhësh midis dyqaneve që ekzistojnë në çdo lagje dhe në çdo rrugë të kryeqytetit është tepër e vështirë. Ose ekziston edhe një mundësi për ta shpëtuar veten nga ky rrezik dhe kjo është që shitësen ose shitësin ti bësh mik, se vetëm kështu ata mund të tregojnë se si janë produktet që ata tregtojnë dhe se kur i kanë marrë dhe çfarë cilësie kanë.
Rreziku
Rreziku më i madh na kanoset sidomos nga produktet të pa paketuar siç janë bulmetrat dhe ëmbëlsirat. Midis këtyre dyqaneve, shtresës më të madhe të popullsisë i duhet të zgjedh, ndërsa të kamurit kanë luksin të hanë dhe të blejnë çdo gjë në supermarketet elitare. Madje, ata tashmë e kanë harruar edhe fjalën e vjetër shqipe dyqan. Ajo është fshirë nga fjalori i tyre i përditshëm papritur dhe është zëvendësuar me atë të huaj supermamrket. Përballë kësaj situate, alarmi i vetëm që trumbetohet nga institucionet përkatëse, sidomos në stinën e verës, është vetëm një këshillë e thjeshtë: “Mos konsumoni ushqime të pakontrolluara, e sidomos ëmbëlsira dhe akullore”. Ndërsa masat që thuhet se duhet të marrin shitësit bien në vesh të shurdhët nga të dyja palët, ku tregtarët bëjnë sikur nuk kanë dëgjuar gjë, ndërsa kontrolluesit sikur kanë dhënë urdhër dhe kanë verifikuar zbatimin e tij në praktikë. Ndërkohë që realiteti tregon të kundërtën e deklaratave në mbrojtje të konsumatorit.
Frika
Frika e ndonjë helmimi të mundshëm të klientëve që është e pranishme tek të gjithë tregtarët tashmë i ka mobilizuar disa prej tyre që të tregohen pak më të kujdesshëm me mallrat që tregtojnë. Për këtë, ata shprehen se, i kontrollojnë produktet që tregtojnë disa herë në ditë.
Një shitëse pastiçerie, pranë rrugës së Durrësit, tregon se, shefi e ka urdhëruar që ti kontrollojë ëmbëlsirat dy ose tre herë në ditë, për ti parë nëse janë të konsumueshme apo jo. Sipas saj, deri tani, pranë kësaj pastiçerie nuk është paraqitur asnjë blerës që të ketë ankesa. Ndërkohë që shitësit në vendin tonë, ndryshe nga vendet e tjera të botës, nuk e kanë ende një kulturë tregtie, që produktet që nuk janë më të konsumueshme ti nxjerrin jashtë shitjes. Por përdorin një taktikë tjetër, sërish fitimprurëse për ta, mundohen ti heqin qafe sa më shpjet me një çmim më të ulët. Ndërsa konsumatorët, të detyruar të blejnë ushqime në vendet ku ua mban xhepi shpeshherë joshen nga reklama e tregtarëve se i kanë ulur çmimet. Krahasuar me dyqanet, tregjet e rrugës gjenden në një pozitë edhe më të vështirë, pasi frutat dhe perimet që ata shesin janë të detyruara të qëndrojnë nga agimi i ditës deri në perëndim të diellit në mes të pluhurit dhe vapës.
Kushtet e tregtimit
Tregtimi i mallrave në vendin tonë është ende në kushte të papërshtatshme dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së tregjeve. Këto të fundit, mungojnë në disa minibashki të kryeqytetit, ndërsa tregtimi i mallrave bëhet nëpër trotuare. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Njësitë Bashkiake, ka evidentuar zonat, ku tregjet mungojnë. Kështu mungesa e tregjeve publike është evidentuar në Njësitë Bashkiake Nr. 1, Nr. 3 dhe Nr. 4. Ngritja apo rikonstruksioni i tregjeve publike, është e vetmja zgjidhje që do t’iu jepte më tepër siguri konsumatorëve. Jo në pak raste specialistët e shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë fruta apo perime që tregtohen jashtë standardeve higjienike. Tregtimi në trotuare dhe jo nëpër tregje, bën që të gjitha produktet të jenë të ndotura nga tymi i rrugës dhe të mbajtura në temperaturë të nxehtë. Me ardhjen e stinës së verës, temperaturat e larta dhe ndotja e ambientit, shfaqin një rrezik më të madh për blerësit. Kështu, tregtimi në vende të posaçme do të sillte më tepër siguri për konsumatorët, që nuk do të blinim më në rrugë.
Masat
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ISHP-në, me çeljen e sezonit turistik deklaruan se do të ndërmarrin masa të rrepta për higjienën në vendet turistike. Sezoni i verës është më i rrezikshmi, përsa i përket përhapjes së epidemive nga papastërtitë, ku përhapja është më e shpejtë. Për këtë arsye, specialistët e ministrisë do të kryejnë kontrolle të përditshme higjiene-sanitare në të gjithë hotelet apo restorantet përgjatë bregdetit, ku numri i pushuesve është edhe më i madh. Njëkohësisht, do të merren masa për furnizimin me medikamente dhe materiale mjekimi të ndihmës së shpejtë mjekësore në të gjitha ambulancat. Uji i pijshëm do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të specialistëve të ISHP-së, të cilët do të kryejnë çdo ditë analizat epidemiologjike. Urdhri i ministrisë detyron Drejtoritë e spitaleve të zonave turistike të marrin masat për të pritur të sëmurët për trajtim spitalor, duke planifikuar dhe shtretër rezervë, në rast nevoje. Për të gjitha shkeljet dhe mangësitë që konstatohen, Inspektorati Sanitar Shtetëror dhe Epidemiologjik, të zbatojë me rigorozitet masat e parashikuara në për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Krizat më të mëdha në të kaluarën kanë çuar në rritjen e kërkesës së konsumatorit për ushqim të sigurt. Megjithatë, në vendet në zhvillim, pamja që shfaqet është e ndryshme. Prodhuesit janë në të shumtën e rasteve të vegjël, si në bujqësi ose përpunim, por në një numër shumë të madh. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në sferën e cilësisë dhe të sigurisë ushqimore është edhe përpilimi i një pakete normash dhe standardesh cilësore dhe higjieno-sanitare në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore në trajtën e një kodeksi kombëtar ushqimor. Kjo përbën një domosdoshmëri për ruajtjen e shëndetit publik, i cili përbën një nocion integral brenda të cilit siguria ushqimore është thelbësore.
1 Korrik 2008