Dorëzohen republikanët, pranojnë amendimet e PD-së
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Rezervat e republikanëve që kishin për ligjin e legalizimeve tashmë janë ezauruar nëpërmjet disa projektamendamenteve që u bënë me mirëkuptim të plotë edhe me përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Në këtë kuptim vota e PR do të jetë pro këtij ligji”
Partia Republikane pranon amendimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane, Arjan Madhi, pohoi dje se ai është dakord me propozimet e bëra nga demokratët, të cilat, sipas tij, dalin në mbështetje të ish-pronarëve. Madhi sqaroi se rezervat e republikanëve për ligjin e legalizimeve janë ezauruar tashmë çka bën që vota e tyre në Kuvend të jetë pro këtij ligji. Kreu i deputetëve republikanë ka përshëndetur edhe deklaratën e bërë dy ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha, i cili pohoi se bizneset që e kanë përdorur tokën për përfitime financiare duhet të dëmshpërblejnë ish-pronarët, në të kundërt, ata do të përgjigjen penalisht. Sipas Madhit, kjo deklaratë është korrekte dhe në përputhje me ligjin.
Deklarata
“Rezervat e republikanëve që kishin për ligjin e legalizimeve tashmë janë ezauruar nëpërmjet disa projektamendamenteve që u bënë me mirëkuptim të plotë edhe me përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Në këtë kuptim, vota e PR do të jetë pro këtij ligji”, - pohoi dje Madhi, në lidhje me diskutimet më të fundit të bëra në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për këtë ligj. Deklarata e tij vjen në një kohë kur ish-pronarët janë shfaqur të pakënaqur nga ndryshimet e bëra nga shumica. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ata kanë theksuar se duhet të përcaktohej afati se kur do të lirohen trojet e zëna si dhe dëmshpërblimi me anë të qirasë së truallit për ato objekte që nuk prishen. Kjo, sipas ish-pronarëve, është e domosdoshme, sepse asnjëherë nuk ekziston garancia që këto subjekte do të lirojnë truallin ndonjëherë dhe zona t u nënshtrohet planeve të zhvillimit. Por këto propozime nuk u morën parasysh nga mazhoranca, e cila pranoi të përcaktojë vetëm afatin se deri kur do të bëhet legalizimi i ndërtimeve pa leje. Madhi reagoi më tej edhe për deklaratat e Berishës për kompensimin e pronarëve legjitimë nga ndërtuesit informalë për objektet e ngitura me qëllim përfitimet financiare. Sipas tij, deklarata e kreut të Ekzekutivit është një deklaratë korrekte në përputhje me amendimet që janë ofruar me ligjin. “Çdo ndërtues që e ka përdorur truallin për nevoja biznesi, ka detyrime të paguajë ndaj ish-pronarëve”, - tha ai. Dy ditë më parë, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese kaloi në parim amendimet e bëra nga mazhoranca në ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Ligji kaloi në parim vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që nuk u morën parasysh vërejtjet e bëra nga opozita, një pjesë e vërejtjeve të bëra nga Kreu i Shtetit, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin, por edhe vërejtjet e bëra nga ish-pronarët. Shumica nuk pranoi vërejtjen e ish–pronarëve për programimin e fondeve nga buxheti i shtetit për kompensimin në vlerën e subjekteve të shpronësuara si dhe të drejtën e apelimit të tyre, në rast se do të jenë të pakënaqur nga dëmshpërblimi. Ndërkohë që ish-pronarët kanë kërkuar gjithashtu që legalizimi i ndërtimeve informale në zonat me përparësi turizmin të bëhet vetëm në rastet kur ndërtimi shërben vetëm për banim, kur familja nuk disponon banesë tjetër dhe kur ndërtimi është në përputhje me planin e zhvillimit turistik.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008