E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqyerja e fëmijëve deri në fund të vitit të parë.

Deri në muajin e 4-5 ne kemi mësuar se fëmija ushqehet me ushqim të lëngëshëm (gji, qumësht industrial apo qumësht lope). Pas kësaj moshe kërkesat e fëmijës për ushqim shtohen, në një kohë që, mundësitë e gjirit pakësohen për të përballuar këto kërkesa. Nga ana tjetër organet e trtjes së fëmijës, muaj pas muaji, vijnë e zhvillohen më shumë dhe bëhen të afta për të marrë, tretur e thithur edhe ushqime të qullta e të forta. Cfarë do të kuptojmë me ushqime të qullta? Në këtë grup ushqimesh futen: muhalebitë, puretë, supat e ndryshme e tj. Po ushqimet e forta? Në këtë grup do të bënin pjesë: makaronat, orizi, përsheshet me qumësht apo kos, mishi i grirë e tj. Ushqimi i qullët vazhdon deri aty nga fundi i vitit të parë, gradualisht duke u pasuruar edhe me ushqime të forta. Në ushqimet e qullta mund të përdorim ushqimet e përgatitura nga industria ushqimore për fëmijët por, mund të përdoren mjaft mirë edhe gatuarjet tona tradicionale. Për këto gatuarje ju do të gjeni, në këtë faqe të gazetës, një numur recepturash, mënyrën e gatimit dhe moshën e dhënies së tyre, në mënyrë që ta bëni sa më të larmishëm ushqimin e fëmijës suaj.
Ushqimet e qullëta e më vonë ato të forta, jo vetëm që shtojnë përbërjen energjitike të nevojëshme për rritjen e fëmijës por, atoi shërbejnë atij edhe për t'u njohur me lugën (si hapi i parë drejt të ngrënit vetë) si dhe, me shije të reja (si një hap i domosdoshëm për krijimin e eksperiencave për shumëllojshmërinë e menyve të të ushqyerit). Më poshtë, do të mundohem të nënvizoj disa këshilla të domosdoshme, të cilat duhen mbajtur parasysh gjatë procesit të ushqyerjes.
Ushqimi i qullët thamë se fillohet aty nga muaji i katërt apo i pestë. Por a janë të gjithë fëmijët e kësaj moshe të gatshëm për t'ju përgjigjur kësaj mënyre ushqyerje. Natyrisht që jo. Disa fëmijë e pranojnë ushqimin e qullët më parë, në moshën 4 muaj, shumica në moshën 5-6 muaj dhe një pakicë tjetër në moshë më të rritur, 7-8 muaj. Në fillimet e para të ushqimit të qullët, duhet të dini se fëmija e ka mjaft të vështirë ta mbajë këtë qull në gojë. Deri më tani ai është mësuar vetëm të gëlltitë lëngje ndërsa, me ushqimin e qullët duhet të mësohet ta mbajë e ta rrotullojë nëpër gojë deri sa ta gëlltitë. Në këto kondita, mos u mërzitni dhe mos e humbni durimin e dëshirën kur do të shikoni se, fëmija një pjesë të qullit e nxjerr jashtë apo e pështyn atë. Edhe një gjë, për të kuptuar se fëmija juaj është bërë gati për të pranuar ushqimin e qullët, vëreni me kujdes: Ai na e tregon vetë se është gati! Kjo gatishmëri shprehet me sjelljen që bën! Ndjek me vëmëndje lëvizjet e duarve tuaja, dhe fillon të hapë gojën në momentin që luga e mbushur shkëputet nga pjata!
Në momentin e fillimit të një ushqimi të ri, duhet ta japim atë në mënyrë graduale, me sasira të vogla që vinë e rriten nga dita në ditë. Ky veprim bëhet që ti japim mundësi foshnjes të mësohet me ushqimin e ri, ta shijojë e ta pranojë atë dhe zgjat afërsisht një javë. Në se fillimi i një ushqimi të ri nuk pranohet nga fëmija në mënyrë të përsëritur, paraqet shqetësim, të vjella apo diare atëhere rifillimi i këtij lloj ushqimi është mirë të shtyhet për një farë kohe (2-3 javë)
Për asnjë arësye, nuk duhet të ushqeni me zorr fëmijën! Në se një fëmijë refuzon ushqimin ai ka një "hall"! Mbase është sëmurë, mbase akoma nuk është bërë zbrazja e plotë e stomakut, mbase ushqyerja pararradhës ka qënë më e madhe në sasi, mbase është i mërzitur për shkaqe të ndryshme, mbase…. Lista e këtyre "mbase-ve" është mjaft e gjatë. Detyra jonë është të gjejmë shkakun dhe në asnjë mënyrë të japim ushqim me zorr. Me këtë veprim, nuk do të bënim tjetër veCse do të shtonim kundërshtinë e fëmijës, kundërshti që shtohet dita ditës dhe që mund të arrijë deri në atë që quhet mungesa reflektore e oreksit. Ky sindrom mundet të vazhdojë gjatë, bile shpesh herë deri në pubertet e shoqërohet me dobësi të theksuar.
Mualebia
Mund të përgatitet me miell orizi ose me me miell gruri. Ky i fundit duhet të piqet në furrë deri sa të marrë ngjyrë ari dhe të ruhet në enë qelqi të mbyllura hermetikisht. Për Cdo masë muhalebie prej 200 gr duhet të marrim: 10 gr miell, 10 gr sheqer dhe një majë thike kripë. Mielli e sheqeri zihen për 15-20 minuta me 50 ml ujë duke e trazuar vazhdimisht dhe duke shtuar nga pak ujë për të zëvëndësuar atë që avullon. Në fund paluzesë që është formuar i shtojmë edhe qumështin (200 ml), kripën dhe lemë në zjarr akoma për disa minuta. Kjo është muhalebia 5% dhe jepet në moshën 4-5 muaj. Nga muaji i 6-të muhalebia bëhet më e trashë, 10% e në këtë rast dyfishohet sasia e miellit dhe e sheqerit.
Pas moshës 6-7 muaj muhalebia mund të pasurohet duke i shtuar edhe ½ apo 1 të verdhë veze. (Të verdhë veze). Po kështu edhe 5 gr gjalpë vegjetal apo vaj ulliri.
Pure patatesh
Për përgatitjen e puresë duhen marrë: 150-200 gr patate, 100 ml qumësht, një majë thike kripë dhe një lugë kafeje gjalpë vegjetal apo vaj ulliri.
Patatet, të pa qëruara, zihen mirë me 150-200 ml ujë dhe sasinë e kripës. Pastaj qërohen dhe kalohen në sitë, brumit të përftuar të patateve i shtohet qumështi i nxehtë, gjalpi apo vaji dhe përzihen mirë duke i rrahur me rrafse apo me pirun. Vihen për tu zjerë për një kohë prej disa minutash. Pureja i jepet fëmijës aty nga muaji i pestë. Pas muajit të gjashtë pureja mund të pasurohet edhe me të verdhë veze apo me djathë të bardhë pa kripë.
Pureja mund të përgatitet edhe me perime të tjera si: lule lakër, spinaq, karrota e tj., të vetme apo edhe të përzjera. Sasia e perimeve dhe mënyra e përgatitjes është e njëtë me atë të puresë së patateve por, për ta trshur pak është i domosdoshëm shtimi i mielli të pjekur me sasi 5-10 gr(1-2 lugë kafeje).
Supat me lëng perimesh
Lëngu i perimeve përgatitet duke zier mirë, në një litër ujë, një sasi prej 100 gr prej Cdo perimeje të stinës (karrota, patate, spinaq, bizele apo fasule të njoma, domate, speca, kunguj të vegjël e tj. si dhe një majë thike kripë. Zjerja duhet të vazhdojë deri sa në tenxhere të ketë mbetur gjysma e sasisë së ujit që kemi marrë në fillim dhe pastaj vetëm kullohet. Për të përgatitur supën marrim 250 ml lëng perimesh të cilit i shtojmë 10-15 gr miell te pjekur dhe zihen 10-15 minuta, në fund i shtojmë edhe një lugë kafeje vaj ulliri apo gjalpë vegjetal. Kjo supë fillohet nga muaji i 6-të dhe me kalimin e muajve mielli zëvëndësohet me bukë të thekur e të thërmuar dhe nga fundi i vitit me oriz apo makarona.
Supat me perime
250 gr perime të ndryshme të stinës, 500 ml ujë dhe pak kripë zihen në zjarr për rreth 1 orë apo edhe më shumë derisa të shkrihen mirë. Në këtë rast nuk kullohet vetëm lëngu por, perimet kalohen në sitë të imët dhe së bashku me lëngun e perimeve formojnë një masë më të trashë. Për të përgatitur supën merren 250 gr nga masa që kemi përgatitur të cilës i shtojmë 10-20 gr miell gruri të pjekur apo bukë të thekur të thërmuar dhe, e rizjejmë akoma për 10-15 minuta, në fund shtojmë 1 lugë vaj ulliri apo gjalpë vegjetal. Kjo supë mund të pasurohet edhe me djathë të bardhë pa kripë. Supat me perime janë të vlefshme pas moshës 7 muajshe dhe zëvëndësojnë supat me lëng perimesh e miell.
Supat me lëng mishi
Si supa me lëng perimesh ashtu edhe ato me perime, pas muajit të shtatë, mund të pasurohen edhe me lengun e mishit. Lëngu i mishit përgatitet duke marrë 100 gr mish viCi apo pule pa dhjamë të prerë në copëza të vogla dhe së bashku me pak kripë, zihet në 500 ml ujë deri sa të mbetet gjysma e sasisë së ujit që morrëm në fillim.
Papare
Është një ushqim i shijshëm për fëmijët dhe me vlera të larta kalorike. Ajo përgatitet duke marrë 250 gr lëng perimesh ose lëng mishi në të cilin thërmojmë 20-30 gr bukë të thekur dhe shtojmë edhe një majë thike kripë. Vihen në zjarr e zihen për rreth 15 minuta dhe nga fundi i shtojmë edhe një lugë gjalpë vegjetal apo vaj ulliri. Paparja mund të pasurohet edhe me të verdhë veze apo me djathë të bardhë pa kripë. U jepet fëmijëve pas muajit të 7-të.
Mishi grirë
Përgatitet duke marrë 100 gr mish pa dhjamë, pritet në copa të vogla dhe zihet mirë me pak kripë. Pas zjerjes grihet, kalohet në sitë dhe kështu qulli i përgatitur është gati për tu përdorur së bashku me supën, purenë apo Cfardo lloj gjelle tjetër për fëmijën që ka mbushur moshën 10 muaj.
Tru e peshk i zier
Mund t'u jepen fëmijëve që nga muaji i 10-të. Përgatitja e tyre është mjaft e thjeshtë. Së pari duhet të bëjmë kujdes që 100 gr e tyre të pastrohen e lahen mirë dhe të zihen për rreth 30 minuta. Pas zjerjes trutë shtypen mirë me pirun ndërsa, peshku kalohet në sitë. Pas kësaj procedure ato përzihen me pak vaj ulliri e lëng limoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›