Ndiqen penalisht dhunuesit e Rajmonda Bulkut
06/07/2009 Goditën deputeten pasi doli nga qendra e numërimit të KZAZ-së nr. 20 në Fier
FIER- Pas kallëzimit të kryer në polici aktorja, por edhe kandidatja për deputete e PD-së Rajmonda Bulku, tashmë e mandatuar si e tillë, policia e Fierit ka shoqëruar për në ambientet e saj shtetasit Shpresa Toto dhe Ibrahim Elezi për ushtrim dhune. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë qarkut Fier.
Ngjarja
Në datën 30 qershor, pas kryerjes së votimit në datën 28 qershor kutitë e votimit të disa komunave u mblodhën për t`u numëruar në KZAZ-në nr 20 në palestrën e shkollës mesme "Perikli Ikonomi". Për shkak se procesi i numërimit u bllokua në tre kutitë e fundit të fshatit Libofshë dhe vendimi nuk po merrej për shkak të neglizhencës së komisionerëve qindra militantë të PS-së u grumbulluan për të mbrojtur kutitë e votimit, pasi kishin frikën e vjedhjes dhe manipulimit të tyre nga anëtarë të PD-së. Në kohën që para portës kryesore e mes militantëve e anëtarëve të PS-së ndodheshin Sajmir Tahiri, Etem Ruka, Kastriot Islami, Eduart Shalsi kanë mbërritur edhe kandidatë për deputetë të PD-së Rajmonda Bulku, Indrit Fortuzi e Genc Strazimiri. Fillimisht ata janë pritur e kanë takuar duart me disa prej pjesëtarëve që ndodheshin aty pranë. Pasi kanë qëndruar brenda në KZAZ për afro dhjetë minuta ata kanë dalë. Në momentin e daljes ata janë qëlluar, sharë, ofenduar e fërshëllyer prej militantëve e anëtarëve të PS-së, ndërkohë që janë qëlluar me shishe plastike e copa kartoni. Sipas burimeve zyrtare të policisë Fier, mësohet se Rajmonda Bulku ka shkuar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas këtyre burimeve, mësohet se Bulku kish pasur trauma në brinjë, gjoks si dhe në të dyja këmbët. Pas marrjes edhe të raportit mjeko-ligjor ajo ka kryer edhe kallëzimin në Drejtorinë e Policisë. Në bazë të filmimeve që Drejtoria e Policisë kish siguruar si dhe në bazë të dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes janë identifikuar disa prej personave që përdorën dhunë mbi Bulkun. Policia ka shoqëruar Shpresa Toto 50 vjeçe, ish-efektive e Drejtorisë Policisë qarkut Fier dhe aktualisht police në Policinë Bashkiake Fier si dhe Ibrahim Lezi rreth 60 vjeç banor i Levanit për dhunë të ushtruar ndaj kandidates për deputete. Policia ka kryer shoqërimin e tyre dhe po merren në pyetje prej oficerit të Policisë Gjyqësore si dhe prokurorit të gatshëm. Nuk dihet nëse do të dalë urdhër ndalimi ndaj tyre apo jo, pohojnë burimet policore fierake. Policia po punon për shoqërimin e personave të tjerë që kanë qenë pjesëmarrës në dhunën e ushtruar ndaj Bulkut, pohuan këto burime. Gjithashtu burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Mihal Kumaraku 54 vjeç, i cili ka tentuar të ndalojë shtetasen Bulku të hyjë në KZAZ nr 20 siç ishte e ngarkuar. Ky shtetas është ndaluar për veprën penale të ndalimit të subjektet politik për kryerjen e detyrës, pasi ka penguar gjatë protestës së ditës së mërkurë, hyrjen në KZAZ nr 20 të deputetes Bulku.