Ushtarakët, nuk ka pensione nën 13 mijë lekë
07/12/2011 Ahmetaj: ISSH është thjeshtë zbatues i ligjit, nuk ka asnjë të drejtë që të vendosë për ulje apo të ndalojë rrillogaritjen
Përfitimet e parakohshme më të ulëta, pasi aplikuesi ka vetëm 14-15 vjetërsi kontributive
Ekspertët e sigurimeve shoqërore konfirmojnë se procesi i rillogaritjes së pensioneve të parakohshme në radhët e ish-ushtarakëve po bëhet në bazë të gjitha përcaktimeve që parashikon ligji, duke pohuar se nuk është përgjegjësi e Institutit që të ndalojë rillogaritjen apo të bëjë ulje të pensioneve. Pas deklaratës së lëshuar nga bordi ekzekutiv i shoqatës së ushtarakëve për uljen e pensioneve të parakohshme me 6-7 mijë lekë në muaj (nën kufirin minimal), nga sigurimet shoqërore sqarohet se nuk ka pensione më të ulëta sesa kufiri bazë, që është 13267 lekë. Kreu i Drejtorisë së Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Agron Ahmetaj, bën me dije se në këtë kategori, ku bëjnë pjesë rreth 1000 përfitues, ka rënie të pensionit për shkak se vjetërsia e tyre e punës është e ulët me rreth 14 apo 15 vjet, çka ka sjell dhe një rënie të ardhurave të pensionit. Kjo pasi kaq është dhe historiku i punës së dërguar nga ministritë e linjës, strukturat përgjegjëse të të cilave pas verifikimeve të kryera dërgojnë pranë ISSH-së të dhënat e kërkuara për çdo aplikues. Më pas mbi bazën e këtyre të dhënave, që kanë të bëjnë me pagën referuese dhe vjetërsinë e kontributeve, bëhet edhe llogaritja e pensionit. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore është thjesht zbatues i ligjit dhe nuk ka asnjë të drejtë që të vendosë për ulje të pensioneve apo të ndalojë rillogaritjen. Gjithçka mbi procesin e llogaritjes varet nga të dhënat që ministritë e linjës depozitojnë pranë strukturave tona. Pas marrjes së këtyre të dhënave dhe përcaktimeve të bëra në ligj ne llogaritim pensionin që i takon aplikuesit. Gjithçka është e përcaktuar qartë në ligj. Duhet të dimë se nuk ka ulje të pensioneve nën kufirin 13267 lekë. Ndryshe nga sa pretendohet, ligji ka favorizuar shumë përfitues, të cilët jo vetëm marrin trajtime më të larta, siç janë pensionet suplementare, por ka përfshirë edhe shumë kategori të tjera që nuk janë trajtuar në periudhat e mëparshme”, - konfirmon Ahmetaj. Sipas tij, procesi po vijon normalisht, çka do të thotë se do të zgjerohet më tej lista e përfitimeve të lidhura javë pas jave. Që nga nisja e procesit e deri tani bëhet e ditur se janë llogaritur përfitimet në bazë të përcaktimeve ligjore për më shumë se 6500 aplikus në radhët e ish-ushtarakëve.
Pretendimi i ngritur nga shoqata
Bordi ekzekutiv i SHKURSH-së vëren me shqetësim dhe indinjatë se është duke u zbatuar ligji nr.10142, datë 15.09.2009 “Për pensionet suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura”, i korrigjuar me aktin normativ të dhjetorit të vitit 2010. Në bazë të tyre, qeveria ka nxjerrë VKM-në nr.793, datë 24.09.2010, sipas të cilit pensioni i parakohshëm për ushtarakët, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ etj. është ulur nga masa e pensionit maksimal në masën e pensionit minimal dhe përfituesit janë shpallur edhe debitorë, duke paguar një pjesë të këtij pensioni minimal çdo muaj. Për rrjedhojë, ushtarakët, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ etj., të cilët gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm, jo vetëm kanë zbritur në nivelin e pensionit minimal, por janë shpallur edhe debitorë nga data 1 korrik 2009, duke u paguar në masën 6-7 mijë lekë të reja në muaj, pra nën nivelin e pensionit minimal. Kjo rillogaritje bie ndesh me vendimin nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, që argumenton se rillogaritja duhet të bëhet vetëm në ato raste kur rezultati i saj është më i lartë se aktuali, por asnjëherë kur është më i vogël, pasi cenon sigurinë juridike të ushtarakëve në pension të parakohshëm për të drejta të fituara me ligj dhe vendime të mëparshme të gjykatave. Pra, ISSH-ja nuk ka të drejtë të ulë masën aktuale të pensionit të parakohshëm, pasi bën krim ligjor dhe antikushtetues. Për sa më sipër, ISSH-ja duhet të ndalë menjëherë rillogaritjen dhe uljen e pensioneve të parakohshme, në rast të kundërt do të mbajë përgjegjësi penale.