Ushtarakët, siguracion i ri për jetën

Për misionet jashtë Shqipërisë, sigurimi i jetës së ushtarëve në mision paguhet edhe në rast aksidenti me makinë
TIRANË- Të gjithë ushtarakët shqiptarë që do të marrin pjesë në misione ndërkombëtare do të kenë një siguracion të veçantë për jetën. Në mbledhjen e djeshme qeveria mori vendimin për sigurimin e jetës së Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të dërguara me misione ushtarake jashtë vendit. Sipas tij, ushtarakët që ndodhen me mision jashtë Shqipërisë do të paguhen për çdo incident që u ndodh.
Madje paketa e sigurimit të jetës së tyre parashikon dëmshpërblim edhe në rastet e aksidenteve me makinë në grup. Pagesa që do të kryejë qeveria për sigurimin e ushtarakëve pritet që të jetë e lartë për shkak se ata shkojnë me mision në vende që kanë rrezikshmëri të madhe për jetën.
"Këshilli i Ministrave vendosi që Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve "INSIG" sh.a-, të bëjë sigurimin e jetës, nga aksidentet në grup, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit", -thuhet në vendimin e djeshëm.
Sipas këtij vendimi, efektet financiare që rrjedhin nga zbatim të këtij vendimi, do të përballohen nga buxheti i financiar për vitin 2010 i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
Për zbatimin e këtij vendim, sipas vendimit, ngarkohet Ministria e Mbrojtjes dhe kompania e sigurimeve "INSIG" sh.a., i cili hyri në fuqi menjëherë. Ndërkaq, pak kohë më parë kanë qenë këto ushtarak që janë dërguar me misione jashtë Shqipërisë të cilët kanë protestuar për përfshirjen në pagesën e tyre edhe të 10 % të pagesës në formë takse mbi të ardhurat e misioneve. Por, kjo protestë i ka kushtuar jo vetëm mbylljen e karrierës ushtarake të tyre por edhe largimin nga detyrat.