Ushtria e Kenisë ndërhyn në Somali

Raportohet se tanket e Kenisë, të mbështetura nga aeroplanët ushtarakë, kanë lëvizur në drejtim të Somalisë.
Operacioni matanë kufirit erdhi pasi disa shtetas perëndimorë u zunë në Kenia nga militantët, që besohet se janë nga grupi radikal islamist al-Shabab.
Kenia e ka shprehur përkushtimin për t’i larguar pjesëtarët e grupit al-Shabab jashtë rajonit kufitar.
Banorët në qytetin somalez, Dhoblej, thanë se disa tanke dhe makina të blinduara, përplot me ushtarë, kanë hyrë në këtë qytet.