Ushtria pakistaneze vazhdon ofensivën
Ushtarët pakistanezë, të cilët kanë arritur të depërtojnë në qytetin e lindjes së udhëheqësit të talebanëve në Pakistan, kanë vazhduar sot ofensivën në qendrat e kontrolluara nga militantët në brezin kufitar me Afganistanin, kanë njoftuar zyrtarët për inteligjencë.
Forcat e sigurisë kanë vendosur nën kontrollin e tyre një pjesë të qytetit të Kotkait dhe kanë shkatërruar shtëpinë e shefit të talebanëve, Hakimullah Mehsudit, por përleshjet e armatosura vazhduan, deklaruan dy zyrtarë të inteligjencës, të cilët deshën të mbesin anonim.
Ushtria pakistaneze ka vazhduar avancimin në tri fronte në rajonin e Vaziristanit Jugor. Beteja për pushtimin e Kotkait ka një rëndësi simbolike, ngase Mehsud dhe zëvendësi i tij, Qari Hussain, janë nga ky qytet. Nëse pushtohet ky qytet, atëherë forcave të sigurisë do ti hapet rruga për të avancuar drejtë qendrës tjetër të militantëve, qytetit Sararoga.
Zyrtarët e ushtrisë nuk deshën të komentojnë luftimet në Kotkai.
Mediet e kanë të pamundur që të sigurojnë informata të pavarura nga Vaziristani Jugor, ngase ushtria ka mbyllur të gjitha rrugët hyrëse në këtë provincë. Zëdhënësi kryesor i ushtrisë, gjenerali Athar Abbas, tërhoqi vërejtjen se beteja në Vaziristanin Jugor mund të jetë tejet e gjatë.