Kryeqyteti i Krimit
Grushte dhe shqelma. Aq rrahje e ashpër, sa që Angelika Niebler, nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë. Është ora dhjetë e mbrëmjes, në Rue Stevin, në zemër të lagjes evropiane.
Deputetja e Parlamentit të Evropës, sapo kishte përfunduar darkën dhe ishte e lumtur për faktin se ishte kjo një ditë mjaft e mirë. Befas ajo ndien një goditje të fuqishme. Niebler bie në tokë. Dy të rinj të maskuar vazhdojnë ta godasin, edhe pasi që kishin arritur tia marrin telefonin mobil.
Skenë kjo nga ndonjë qytet i madh në Afrikë? Nga lagjet e varfra në Rio apo Kalkutë? Jo, ky incident ka ndodhur në qendër të Brukselit, kryeqytetin e Belgjikës dhe të BE-së, selinë e NATO-s dhe numrit të madh të organizatave ndërkombëtare.
Në Bruksel jetojnë 35 mijë zyrtarë të BE-së, mbi 2 500 diplomatë, me dhjetëra mijëra përfaqësues të organizatave të ndryshme. Me gjasë bashkësia më e madhe ndërkombëtare në Europë, e pajisur me laptopë dhe kuleta të trasha. Një El Dorado i vërtetë për kriminelët.
Por Brukseli nuk gjendet në krye të listës, kur bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve. Pothuajse për çdo vit, ky qytet rreshtohet në krye të listës së statistikave të Eurostatit për thyerje të banesave dhe shtëpive. Por edhe sa i përket vrasjeve, Brukseli rreshtohet para qyteteve të tjera të mëdha të Europës.
Qyteti është i mbushur me tendosje. Mbi 40 për qind të banorëve janë imigrantë të gjeneratës së parë, të dytë apo të tretë. Në disa lagje, çdo i dyti i ri me prejardhje imigrante është i papunë. Policia nuk është e pajisur si duhet dhe paguhet dobët.
Brukseli, kryeqytet i hajnave. Por ajo që është edhe më e keqe, është injorimi i krimit. Ai durohet, por nuk luftohet. Krimi është pjesë e Brukselit.
Ka tashmë disa vjet që nuk pushojnë kritikat. Por policia i konsideron si të stërmadhuara ankesat.
Bashkëpunëtorët e BE-së janë të prirë që të zmadhojnë gjërat, pat deklaruar në vitin 2007 një zyrtar i lartë, përgjegjës për ekipin e punës për përmirësimin e marrëdhënieve mes Belgjikës dhe BE-së. Dhe ai shtoi: Vijnë nga zonat rurale të Danimarkës dhe kur përjetojnë ndonjë krim, atëherë u tregojnë të gjithëve.
Gerta B., bashkëpunëtore e një kompanie energjetike nga Gjermania, i cilëson si cinike këto deklarata. Tre persona e kishin rrahur atë aq rëndë, në një lagje mjaft të frekuentuar të Brukselit, sa që u detyrua të qëndroj disa javë në spital.
Pak kohë pas sulmit, ajo iu drejtua policisë, për ti ofruar zyrtarëve të dhëna shtesë. Zyrtari i policisë më tha se nuk i kujtohej rasti im, përkundër faktit se ai vetë e kishte regjistruar deklaratën time, natën e sulmit. Policia as që më ka marrë seriozisht, thotë kjo 29-vjeçare, e cila ende vuan nga pasojat e sulmit.
Incidentet e këtilla janë të shumta në Bruksel. Por situata është përkeqësuar gjatë muajve të kaluar. Gjatë verës, një bashkëpunëtor i parlamentit të Gjermanisë u qëllua tri herë me thikë në bark dhe ishte në prag të vdekjes. Sulmuesit u arratisën dhe nuk janë zbuluar ende.
(Die Welt)