E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohetr numri i përdoruesve të Roamingut te VALA

Prishtinë, 4 gusht - PTK brenda një periudhe kohore prej një viti ka shënuar rritje të ndieshme të performansave të rrjetit dhe shërbimeve të VALA-s. Saktësisht bëhet fjalë për periudhën 2009-2010, ku VALA ka ngritur grafikonin e zhvillimit të saj si në numrin e përgjithshëm të konsumatorëve, lansimin e produkteve të reja, por edhe ofrimin e shërbimeve të një numri dukshëm më të madh të roamerave (konsumatorët e huaj që e shfrytëzojnë rrjetin dhe shërbimet e VALA-s në Kosovë).
Si rrjedhojë e kësaj, është evidentuar rritje në trafikun e gjeneruar dhe statistikat tregojnë për afarizëm pozitiv të shërbimeve të VALA-s. Numri i konsumatorëve të VALA-s gjatë vitit 2010 është rritur për mbi 32 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2009, përkatësisht  290,643 konsumatorë më shumë.
Numri i roamerave që e shfrytëzojnë rrjetin apo shërbimet e VALA-s gjatë vitit 2010 është rritur për mbi 30 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë te vitit 2009, përkatësisht bëhet fjalë për 19056 roamera më shumë.
”Të shikosh këtë rritje të përgjithshme, edhe të trafikut të gjeneruar, edhe të numrit të konsumatorëve, është me të vërtetë vlerësimi më i mirë për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative”, ka deklaruar me këtë rast  Shyqyri Haxha, kryeshef ekzekutiv i PTK Sh.a.
PTK ka shënuar në vazhdimësi një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, shërbimeve kualitative, imazhit dhe numrit gjithnjë në rritje të konsumatorëve të saj nën udhëheqjen e menaxhmentit aktual.
Operatori Vala javë më parë ka lansuar disa produkte, të cilat u dedikohen konsumatorëve me parapagim (Prepaid) si dhe ofertë më të mirë për bizneset.
Për të gjithë konsumatorët Prepaid, përveç uljes së çmimit për qasje në shërbimin GPRS prej 10 cent në 2 cent për 100Kb të shfrytëzuar, Vala gjithashtu ka lansuar edhe pakon javore të Internetit, përmes së cilës konsumatorëve i mundësohet qasja në Internet për një (1) javë, me një çmim mjaft atraktiv prej vetëm 1.50 euro, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate shërbimi për informim i PTK-së.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›