Utopitë Individuale vijnë në Tiranë
Connecting Cultures dhe SCCA, Sarajevë, artistja Lala Ra?i? e kuptoi menjëherë potencialin dramatik të ngjarjeve ku ishte prezente dhe vendosi të shkruajë një skript për një dramë audio, ku një nga karakteret kryesore do të jetë një furrë qeramike. Ekspozita Utopitë Individuale është një dokument arti, i cili kombinon fakte reale dhe të fabrikuara dhe ngre si problem aspektet absurde dhe tragjiko-komiken e jetës së përditshme në Bosnje Hercegovinën e ditëve të sotme. Kjo punë flet për prezencën e komunitetit ndërkombëtar në këtë shtet, karakteristikat e një qyteti të ndarë (qyteti i Mostarit) dhe fuqinë kufizuese të artit. Nëpërmjet titullit, Utopitë Individuale, artistja portretizon pritshmëritë e paarritura që shqetësojnë atë vetë, si edhe të gjithë protagonistët dhe krijuesit e eventit të cilët e ndihmuan për të treguar këtë histori. Ekspozita Utopitë Individuale konsiston në një numër elementesh që përfshijnë 2 video, vizatime, relieve prej balte, një libër artisti që përmban skriptin e një audio drame dhe një performancë live. Secili prej këtyre elementëve është degë që ushqen një ide. Deri tani, ekzibicioni shfaqet në kombinime të ndryshme të këtyre elementëve ose si një performancë që përsëritet disa herë në: 10m2, Sarajeve; Individualne Utopije, B.O.P. Gallery, Zagreb; Mesto ensk, Galeria KUC, Ljubljana; SPA Port, Banja Luka; Arti në skenë, Studio Live, Istanbul; Salon Revolucije, HDLU, Zagreb; Galeria Art Point, Be?; Gledati druge, Pavilioni i Artit Zagreb. Lala Ra?i? është një artiste e lindur në Sarajevë, Bosnie Herzegovinë, në 1977. Ajo jeton dhe punon në Zagreb dhe Sarajevë. Ka shfaqur punët e saj që prej 1988. Në punën e saj, ajo përdor një shumëllojshmëri të formateve të artit: pikturën, skulpturën, instalime të videos. Që prej 2005 ajo merret me tingullin dhe shkrimin e skripteve, në të cilat ajo vetë performon në punët e saj video. Ekspozita Utopitë Individuale, performanca dhe workshop i Shkolla e Imagjinatës me artisten Lala Ra?i?, janë pjesë e një projekti afatgjatë Utopitë individuale në kohë-Mosvazhdueshmëria e Dialogut mes Gjeneratave apo Çfarë Kemi të Përbashkët?, i cili është realizuar në bashkëpunim me SCCA nga Bosnie Herzegovina, T.I.C.A nga Shqipëria. Projekti Utopitë Individuale në kohë është mbështetur nga Programi Kulturor Zviceran në Ballkanin Perëndimor.
Last Updated on E Merkure, 05 Maj 2010 20:09