Në vëmendje, emigrantët dhe trafiqet
17/04/2009 Takim me palën greke në Kakavijë
KAKAVIJE – Marrja e masave për të përballuar pa radhë të gjatë fluksin e lëvizjes së emigrantëve shqiptarë që vijnë për të festuar Pashkët pranë të afërmve të tyre, ka qenë në qendër të takimi të përbashkët midis përfaqësuesve të Drejtorisë rajonale të Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës dhe Drejtorisë së Policisë së veriut të Greqisë, e cila është zhvilluar në ambientet e vendkalimit kufitarë të Kakavijës, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.
Në fillim të fjalës së tij, drejtori i Policisë rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vasil Valera, ka falënderuar autoritet e policisë greke, të cilët gjatë katër vjetëve të fundit ata janë treguar korrektë me marrëveshjet dypalëshe. “Gjatë viteve të fundit autoritetet e policisë kufitare greke kanë treguar një gatishmëri për të respektuar me përpikëri marrëveshjet dypalëshe”, tha komisar Valera, duke nënvizuar se, gjatë katër viteve të fundit emigrantët shqiptarë kanë lëvizur lirshëm në të dyja anët e kufirit dhe në asnjë rast nuk janë shënuar radhë të gjata.
Njëkohësisht, komisar Valera u ka kërkuar përfaqësuesve të lartë të policisë greke të koordinojnë veprimet për goditjen e rrjeteve të trafiqeve të paligjshme në të dyja anët e kufirit shqiptaro-grek. Ndërkohë, drejtori i policisë së Veriutt të Greqisë, Mario Guruli, është shprehur se gjatë vitet e fundit bashkëpunimi dypalësh midis policisë shqiptare dhe asaj greke ka dhënë rezultatet të shkëlqyera, sidomos në operacionet e përbashkëta që janë zhvilluar në zonat ndërkufitare.