E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.48, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN DHE KRITERET E PËRFITIMIT NGA PROGRAMI I NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË, NË VËSHTIRËSI”

V E N D I M  

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.48, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN DHE KRITERET E PËRFITIMIT NGA PROGRAMI I NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË, NË VËSHTIRËSI”

 

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 8, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i  Ministrave

V E N D O S I :

Në shkronjën “b”, të pikës 1, të vendimit  nr.48, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave,  fjalët  “…duke filluar nga muaji i nëntë…”  zëvendësohen  me “… në muajin e pestë e të gjashtë dhe në muajin e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë të kontratës…”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›