E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.70, DATË 11.2.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EVIDENTIMIN E PUNËKËRKUESVE TË PAPUN˔, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.70, DATË 11.2.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EVIDENTIMIN E PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË”, TË NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 3, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i  Ministrave

V E N D O S I :

Në pikën 5, të vendimit  nr.70, datë 11.2.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët  “…tri muaj…”  zëvendësohen  me “… një muaj…”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›