V E N D I M PËR CAKTIMIN E SHPËRBLIMIT DITOR PËR USHTARAKËT E FORCAVE TË ARMATOSURA TË DËRGUAR NË BOSNJE-HERCEGOVINË, NË KUADËR TË OPERACIONIT USHTARAK “ALTHEA” TË BASHKIMIT EUROPIAN
V E N D I M
PëR
CAKTIMIN E SHPëRBLIMIT DITOR PëR USHTARAKëT E FORCAVE Të ARMATOSURA Të DëRGUAR Në BOSNJE-HERCEGOVINë, Në KUADëR Të OPERACIONIT USHTARAK “ALTHEA” Të BASHKIMIT EUROPIAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ nr.2, datë 8.4.2008, “Për dërgimin në Bosnje-Hercegovinë të një grupi të asgjësimit të municioneve dhe eksplozivëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për të marrë pjesë në operacionin “ALTHEA” të Bashkimit Europian”, miratuar me ligjin nr.9907, datë 24.4.2008, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpërblimi ditor për ushtarakët shqiptarë të dërguar në Bosnje-Hercegovinë, në kuadër të operacionit "ALTHEA", të Bashkimit Europian, të jetë 6 000 (gjashtë mijë) lekë, për çdo ditë qëndrimi në këtë mision.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
3. Vendimi nr.477, datë 23.6.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për shpërblimin e ushtarakëve, pjesëmarrës në operacionin “ALTHEA”, të Bashkimit Europian, në Bosnje-Hercegovinë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/01/2010