E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E KALIMIT Të PRONëSISë Së DISA PARCELAVE NDëRTIMORE Në FAVOR Të POSEDUESVE Të OBJEKTEVE INFORMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 4, shkronja “ç”, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 175, paragrafi i tretë, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

a) qarkun Tiranë, 2 307 (dy mijë e treqind e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 709 462, 32 (shtatëqind e nëntë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e dy presje tridhjetë e dy) m²;
b) qarkun Durrës, 494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 183 693, 96 (njëqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre presje nëntëdhjetë e gjashtë) m²;
c) qarkun Shkodër, 80 (tetëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 604, 92 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e katër presje nëntëdhjetë e dy) m²;
ç) qarkun Lezhë, 120 (njëqind e njëzet) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 39 977, 50 (tridhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë presje pesëdhjetë) m²;
d) qarkun Berat, 1 (një) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 19, 89 (nëntëmbëdhjetë presje tetëdhjetë e nëntë) m²;
dh) qarkun Fier, 107 (njëqind e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 405, 27 (njëzet e dy mijë e katërqind e pesë presje njëzet e shtatë) m²;
e) qarkun Dibër, 33 (tridhjetë e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 726, 58 (nëntë mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë presje pesëdhjetë e tetë) m²;
ë) qarkun Elbasan, 204 (dyqind e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 34 745, 70 (tridhjetë e katër mijë e shtatëqind e dyzet e pesë presje shtatëdhjetë) m²;
f) qarkun Gjirokastër, 28 (njëzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 304 (katër mijë e treqind e katër) m²;
g) qarkun Vlorë, 320 (treqind e njëzet) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 113 823, 04 (njëqind e trembëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e tre presje katër) m²;

2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›