V E N D I M PËR KONTRATAT NË LARGËSI
V E N D I M
PËR
KONTRATAT NË LARGËSI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorit”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kontratat në largësi, bazuar në nenet 36, 37, 38 e 39, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorit”, rregullohen sipas përcaktimeve të parashikuara në këtë vendim.
2. Për qëllime të këtij vendimi:
d) “Mjete të komunikimit në largësi”, përveç mjeteve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 36, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, janë, gjithashtu,:
i. radioja;
ii. videofoni (telefon me ekran);
iii. videotexti (mikrokompjuter dhe ekran televizori), me tastierë ose ekran të prekshëm;
iv. kompjuteri;
v. interneti;
vi. çdo mjet, i cili mund të përdoret për lidhjen e një kontrate të shitjes në largësi.
e) “Operator i mjeteve të komunikimit”, është çdo person, fizik a juridik, publik a privat, i cili, në tregtinë, biznesin ose profesionin e vet bën të disponueshëm për tregtarët një a më shumë mjete të komunikimit në largësi.
f) “Shërbim financiar”, është çdo shërbim i lidhur me veprimtarinë e institucioneve të kreditit, të shoqërive të sigurimit dhe atyre investuese, të tilla si:
i. Pranimi i depozitave ose mjeteve të tjera të pagesës;
ii. Huadhënia, përfshirë kreditë konsumatore, huatë hipotekore;
iii. Kontratat e qirave financiare;
iv. Transferimi i parave, dhënia dhe menaxhimi i lehtësive financiare;
v. Këmbimi valuator;
vi. Sigurimi dhe mbulimi i detyrimit;
vii. Pranimi, shpërndarja dhe/ose përmbushja e urdhrave e i dispozitave të shërbimeve përkatëse, sipas produkteve financiare: instrumentet e tregut të parasë, transferimi i letrave me vlerë, operacionet financiare/futures, opsionet dhe kurset e këmbimit valuator, si dhe lehtësitë e përqindjeve të interesit;
viii. Menaxhimi i portofolit të investimit dhe provigjionimi i investimeve të pranuara, për instrumentet e nëndarjes “viii”;
ix. Mbajtja dhe menaxhimi i letrave me vlerë;
x. Provigjonimi i depozitave të arkave të kursimit;
xi. Sigurimin e jetës;
xii. Çdo sigurim tjetër, me përjashtim të atij të përmendur në nëndarjen “xi”;
xiii. Sigurimi i fondit të investimeve;
xiv. Sigurimi shëndetësor;
xv. Skemat e pensioneve personale.
3. Mjetet e komunikimit në largësi, që e lejojnë tregtarin për të pasur një komunikim individual me konsumatorin, përveç atyre të përcaktuara në nenin 39, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, do të përdoren nga tregtari, me kusht që konsumatori të mos ketë shprehur qartë mospëlqimin e tij për përdorimin e tyre.
4. Tregtari, përpara lidhjes së kontratës, jep, në një kohë të arsyeshme, të dhënat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, si edhe këto të dhëna:
d) Adresën e tregtarit, në rast se kontrata kërkon pagesë paraprake;
e) Kostot postare dhe të transportit, për dorëzimin e mallit, si dhe të gjitha taksat, që nuk përfshihen në çmimin e mallit apo të shërbimit;
f) Koston e përdorimit të mjeteve të komunikimit në largësi, kur llogaritet në mënyra të ndryshme nga norma/mënyra bazë;
g) ç) Periudhën për të cilën çmimi i caktuar mbetet i vlefshëm;
h) Kohëzgjatjen minimale të kontratës, në rastin e kontratave për furnizim, të përhershëm ose periodik, të mallrave apo shërbimeve;
i) dh) Masat për përmbushjen e kontratës.
5. Informacioni i përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, duhet të jepet në mënyrë të qartë e të kuptueshme, me çdo rrugë të përshtatshme të mjeteve të komunikimit në largësi, duke shprehur karakterin tregtar të ofertës, në përputhje me parimet e mirëbesimit të transanksioneve tregtare, praktikave të mira tregtare dhe legjislacionit në fuqi, për mbrojtjen e personave, të cilët nuk janë në gjendje të japin miratimin e tyre.
6. Në rastin e bisedave telefonike, tregtari, që në fillim paraqet veten te konsumatori, si dhe i njofton atij qëllimin tregtar të telefonatës.
7. Tregtari i konfirmon konsumatorit, me shkrim ose me ndonjë mjet tjetër, të qëndrueshëm, informacionin e përcaktuar në pikën 1, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, si dhe në pikën 4, të këtij vendimi, në një kohë të arsyeshme gjatë zbatimit së kontratës dhe jo më vonë se çasti i dorëzimit, nëse mallrat nuk iu dorëzohen palëve të treta, të lidhura me to.
8. Kërkesa e përcaktuar në këtë pikë nuk zbatohet vetëm në rast se, përpara lidhjes së kontratës, konsumatorit i është dhënë ky informacion, me shkrim ose me ndonjë mjet tjetër, të qëndrueshëm, të disponueshëm dhe të pranueshëm për të.
9. Informacioni që i jepet konsumatorit sipas pikës 7, të këtij vendimi, përmban:
d) Emrin e tregtarit dhe adresën e biznesit të tij, ku konsumatori mund të paraqesë çdo ankesë;
e) Të drejtën e konsumatorit për të hequr dorë nga kontrata, si dhe kushtet e procedurat për ushtrimin e kësaj së drejte;
f) Kushtet për anulimin e kontratës, kur kjo ka një afat/kohëzgjatje të pacaktuar ose ka afat më të gjatë se një vit;
g) ç) Të dhëna për shërbimet pas shitjes dhe garancinë.
10. Dispozitat e pikave 7 e 8, shkronjat “c” e “ç”, nuk zbatohen ndaj shërbimeve, të cilat janë kryer nëpërmjet përdorimit të mjeteve të komunikimit në largësi, kur ato janë siguruar vetëm në një rast dhe janë faturuar nga operatori i mjeteve të komunikimit në largësi.
11. Dispozitata e pikës 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, nuk do të zbatohen për kontratat e mëposhtme:
d) Për kushtet e shërbimeve, kryerja e të cilave ka filluar me një marrëveshje të shpejtë të konsumatorit dhe ka përfunduar përpara afatit prej 14 ditësh kalendarike, të përcaktuara në pikën 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”;
e) Për furnizimin e mallrave ose të shërbimeve, çmimi të cilave varet nga luhatjet në tregjet financiare, që nuk mund të kontrollohen nga furnizuesi;
f) Për furnizimin e mallrave sipas specifikimeve të konsumatorit apo personalizimit të qartë, ose të cilat, për shkak të natyrës së tyre, nuk mund të kthehen apo kanë mundësi të prishen a t’u përfundojë shpejt afati;
g) ç) Për furnizimin e regjistrimeve audio e video ose të programeve kompjuterike, të cilat janë hapur nga konsumatori;
d) Për furnizimin e gazetave, të revistave dhe botimeve të tjera periodike;
h) dh) Për lojërat e fatit dhe shërbimet e lotarisë.
12. Në rastet kur tregtari nuk arrin të përmbushë detyrimet e veta, për dhënie informacioni, të përcaktuara në pikën 7, të këtij vendimi, ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata brenda tri muajve nga data e marrjes së mallrave ose nga data e lidhjes së kontratës, për ofrimin e shërbimit.
13. Kur informacioni, sipas pikës 7, të këtij vendimi, i është dhënë konsumatorit brenda një periudhe trimujore, sipas pikës 11, të këtij vendimi, afati prej 14 ditësh kalendarike, i përcaktuar në pikën 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, do të fillojë në çastin e marrjes së informacionit.
14. Kur konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë, të përcaktuar në pikën 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, tregtari është i detyruar të kthejë shumën e paguar nga konsumatori brenda 30 ditëve, duke filluar nga data në të cilën konsumatori ka ushtruar të drejtën e heqjes dorë.
15. Konsumatori mban në mirëbesim mallin e marrë nga tregtari, në cilësinë dhe sigurinë e duhur, gjatë afatit të përcaktuar në pikën 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”.
16. Në rast anulimi të marrëveshjes së kredisë, sipas përcaktimit në pikën 4, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, konsumatori nuk i paguan tregtarit ose palës kredituese asnjë shpenzim a kompensim.
17. Çdo kusht i kontratës, për të cilin është rënë dakord ndërmjet palëve, që kundërshton dispozitat e pikës 4, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, është e pavlefshëm dhe shfuqizohet.
18. Kur konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata në largësi për shërbimet financiare, ai paguan tregtarin, brenda 14 ditëve kalendarike, vetëm nëse:
d) shuma i përgjigjet çmimit të shërbimit financiar, të dhënë efektivisht nga shitësi, përpara ushtrimit të së drejtës së heqjes dorë, pavarësisht nga çasti i heqjes dorë;
e) kostoja e shërbimit financiar, e dhënë efektivisht nga tregtari, varet nga koha në të cilën është ushtruar e drejta e heqjes dorë, një shume që i jep mundësi konsumatorit të llogarisë çmimin, që duhet paguar nbi një normë bazë, për periudhën ndërmjet datës në të cilën është lidhur kontrata dhe datës në të cilën konsumatori ushtron të drejtën e tij të heqjes dorë.
f) Në të dyja rastet e përshkruara në shkronjat “a” e “b”, të kësaj pike, shuma për t’u paguar nuk duhet të jetë e tillë, që të interpretohet si penalizim.
19. Tregtari vë në dijeni konsumatorin, në mënyrë të përshtatshme, përpara lidhjes së kontratës, për vlerën, në bazë të së cilës është llogaritur çmimi, që do të paguhet nga konsumatori, sipas shkronjës “b”, të pikës 17, të këtij vendimi.
20. Nëse tregtari nuk provon se ai e ka vënë në dijeni konsumatorin për çmimin e shërbimit financiar, konsumatori nuk është i detyruar të paguajë shërbimet e dhëna nga tregtari, në rast se ai ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata në largësi për këto shërbime.
21. Nëse një tregtar nuk arrin të përmbushë, nga ana e tij, një kontratë, mbi bazën që mallrat ose shërbimet e porositura janë të padisponueshme, ai vë në dijeni konsumatorin dhe i kompenson çdo shumë të paguar, brenda 30 ditëve, duke filluar nga data në të cilën tregtari duhej të kishte përmbushur detyrimet kontraktuale.
22. Tregtari mund t’i sigurojë konsumatorit mallra dhe shërbime me cilësi dhe çmim ekuivalent, me kusht, që kjo mundësi të ishte marrë parasysh qartësisht përpara lidhjes së kontratës ose të ishte përfshirë në kontratë. Në këtë rast, tregtari vë në dijeni konsumatorin për këtë mundësi, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
23. Kostoja e kthimit të mallrave, në vijim të ushtrimit të së drejtës të heqjes dorë, për rastet e përmendura në pikën 21, të këtij vendimi, i ngarkohet tregtarit dhe konsumatori duhet të njoftohet për këtë.
24. Barra e provës për detyrimet e tregtarit për të vënë në dijeni, sipas pikave 4, 7, 18, 20 e 21, të këtij vendimi, për miratimin e konsumatorit për lidhjen e kontratës dhe, kur është e arsyeshme, për përmbushjen e saj, bien mbi tregtarin.
25. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
26. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/01/2009