E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.463, DATË 5.7.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT”, TË NDRYSHUAR

 V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.463, DATË 5.7.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.463, datë 5.7.2006, të Këshillit të  Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

1. Në titull periudha “2007-2012” zëvendësohet me “2008-2014”.

2. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1.  Miratimin e planit kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, 2008-2014, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.

3. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3.  Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore raportojnë pranë Minitrisë së Integrimit, në fillim të çdo muaji, për realizimin e detyrimeve, që rrjedhin nga plani kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, sipas metodologjisë, që hartohet nga kjo ministri. Grupi ndërministror i punës për shqyrtimin, mbikëqyrjen dhe bashkërendimin e punës për zbatimin e angazhimeve të marra, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, vlerëson dhe analizon, periodikisht, zbatimin e këtij plani.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›